KOSOVË- Një lajm i trishtë vjen nga Kosova.  Producentja  Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë këtë të enjte, pasi nuk ia doli që të fitonte betejën me kancerin. Lajmin e trishtë e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, shkruan ai.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest, edicioni i 14-të i të cilit është planifikuar për 26-30 korrik, ndërsa për t’i mbështetur filmbërësit e Ukrainës, ky edicion do të jetë nikoqir i edicionit të 13-të të Odesas.

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit.

Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit. Gjithashtu ajo ishte producente e dy filmave artistikë, “Cirku Fluturues” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha dhe bashkëprodhoi filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Veliaj për Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë

1655996297_259655.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisores së njohur Vjosa Berisha.

Teksa ka postuar një foto të vjetër me Vjosën dhe bashkëshortin e saj Fatos Berisha, Veliaj shkruan: “Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë!
Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”. Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest.

E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.