Nuk fitoi mandatin e deputetit në Vlorë, reagon për herë parë Luan Rama: Është koha për reflektim, pastaj për t’u ringritur

Nuk fitoi mandatin e deputetit në Vlorë, reagon për herë parë Luan Rama: Është koha për reflektim, pastaj për t’u ringritur

Luan Rama në Vlorë

Për herë të parë pas humbjes së thellë, kanë ardhur edhe reagimet e para nga LSI. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në Vlorë, Luan Rama, i cili nuk arriti që ta fitonte mandatin, thotë se tashmë është koha për reflektim. Ai falenderon mbështetësit e tij në Vlorë dhe shton se rezultatit nuk ishte ai që prisnin dhe për të cilin punuan. Në shkrimin e tij Rama thekson se është koha për reflektim dhe për t’u ringritur.

‘Unë e dua Vlorën: KOHË PËR REFLEKTIM... Ç’punë është bërë!  Gjithçka e nisur nga fillimi.  Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë. Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol. Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet. Të përkushtuar dhe silidarë.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njejtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre. Asnje peng që kandidova në Vlorë.

Asnjë mëdyshje për zgjedhjen për të qëndruar bashkë kundër të gjithëve që i patëm kundër, anipse ata kundër nuk ishin pak e çfarë nuk bënë të na përçanin, çfarë nuk sajuan e çfarë nuk derdhën rrugëve të Vlorës duke shpifur e trilluar ligësisht, duke ndërsyer natën e ditën gjithëfarë hijenash e çakejsh që nuk kanë instikt tjetër përveç të përdoren.

Sot qytetarët e Vlorës janë me mua, janë me të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së. Respekti dhe admirimi i tyre janë vota më e vlefshme, e prej detyrimit të mirënjohjes unë jam e do të jem në Vlorë.

Eshtë koha për reflektim, është koha për t’u ringritur. Ky është mesazhi i lotëve dhe dashurisë së Monës, Junës, Anjezës, Inesit, Refit, Nikut, Edit, Morandit, Taulantit, të Filipit - Gavroshit tim të pa lodhur, Orionit të kudogjendur, Sonit të papërtuar, Vinit gjithmonë racional, Gjolekës përherë të matur e të vyer, Olsit të rajonit 4 që nuk dinte kurrë të pushonte...

Eshtë mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet!Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim.’- shkruan Rama.

Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe Shkodër. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nom: 28/04/2021 16:59

    Eshte koha per tu zhdukur njehere e pergjithmone nga skena politike. Mjaft Me! Keni qene, (se s'jeni me), funderrina mjerane e te degjeneruara. Per ty, edhe na vjen nje çike keq, se sidoqofte s'je dhe aq idiot e i pacipe, por, (ka nje POR te madhe), si ka mundesi qe perpos te tjerave, pranon, e ke pranuar per kryetare te gjoja partise suaj, ate bushtern e nemur, qe eshte nje tmerr i vertete???!!!!......Si Ka Mundesi???!!!....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja