Nuk funksionon sistemi i kontrollit
Anulohen 200 fluturime në Belgjikë

Nuk funksionon sistemi i kontrollit<br />Anulohen 200 fluturime në Belgjikë
Për shkak të një defekti elektrik i cili shkaktoi mosfunksionimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror (Belgocontrol) në Belgjikë anulohen 200 fluturime, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Për shkak të mos funksionimit të sistemit të kontrollit të trafikut ajror i cili pësoi një defekt në orën 09.45 të mëngjesit, 200 fluturime u anuluan, ndërsa dhjetëra të tjerë u drejtuan për në vendet fqinje.
 
Udhëtarët mbetën të bllokuar nëpër avionët të cilët priteshin të ngriheshin në fluturime, ndërsa theksohet se sistemi i kontrollit të trafikut ajror të Belgjikës ka funksionuar në mënyrë të pjesshme.
 
Sindikatat e punëtorëve kanë akuzuar qeverinë duke mbrojtur idenë se kjo situatë është shkaktuar në mungesës së mirëmbajtjes si pasojë e politikave shtrënguese të zbatuara në Belgjikë të cilat nuk furnizojnë me energji elektrike kullat e kontrollit të trafikut ajror dhe të cilat për shkak të mungesës së kësaj sjellin pasoja në sistem.
 
Defekti ka penguar uljet dhe ngritjet në aeroportet Charleroi dhe Anvers së bahsku me Brukselin, ndërsa nuk ka prekur fluturimet e distancave të larta (mbi 750 metra lartësi) mbi Belgjikë të cila janë në përgjegjësinë e Eurocontrol.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë