Nuk gjenden ilaçe, motra e vogël e Celine Dion, flet për herë të parë për sëmundjen e këngëtares: Ajo shpreson! I thashë me aq sa ke dhënë, diçka e mirë do kthehet!

 

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sëmundje shumë të rrallë të quajtur Sindroma e Njeriut të Ngurtë (Stiff-person syndrome, SPS) që prek një në një milionë njerëz”

Lajmëronte kështu 7 muaj më parë Celine Dion, për sëmundjen e saj të rrallë, që po e detyronte të anulonte turnet e koncerteve... Ndërsa këngëtarja është duke u munduar të rehabilitohet, nga dhimbjet, spazmat dhe ngurtësimi i muskujve që shkakton sindroma që e ka prekur, dhe që e pengon të performojë, motra e saj Claudette përmes  një interviste për “Le Journal de Montreal” informoi për gjendjen e saj.

“Kur unë e telefonoj dhe ajo nuk mundet të flasë, komunikoj me motrën time Lindën, që jeton me të dhe më tregon se Celin po përpiqet shumë. Mundohet të dëgjojë sa më shumë të jetë e mundur, kërkuesit për këtë sëmundje të rrallë”.

Nuk ka ende medikamente për të kuruar këtë sëmundje të rrallë. Por, në sytë e të motrës, si dhe të opinionit publik këngëtarja është një luftëtare e lindur.

“Ne kemi besim tek ajo! Reagimi për të është një instikt i lindur. Për momentin nuk gjejmë asnjë ilaç që të funksionojë, por është gjithmonë e rëndësishme të vazhdosh të shpresosh”.

Përpjekjet e mëdha të Celine, për të dhënë më të mirën edhe për artin e saj, sipas të motrës, e kanë rritur rrezikun e përkeqësimit të shëndetit, ndaj ajo shpreson që artistja në këto rrethana të vijojë të pushojë.

“Sinqerisht mendoj se ka nevojë mbi të gjitha të pushojë. Ajo shkon kundër gjithçkaje, përpiqet gjithmonë të jetë më e madhja, më e forta, por në një farë pike, trupi dhe zemra të flasin dhe është e rëndësishme ti dëgjosh”...

Mjaft prekëse janë fjalët inkurajuese të Claudette drejtuar të motrës.

“I thashë: E di që je jetime, e di që je e ve, e di që je një nënë beqare, por me aq shumë sa ke dhënë, diçka e mirë do të kthehet”.

 

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah