‘Shën Valentini’ solli mbrëmjen e djeshme në ‘Prime’ emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’. Edhe pse Kiara nuk i bëri asnjë dhuratë Luizit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.
Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të moderatores. Ajo nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit.
‘Do ja bëj dhuratën jashtë’- i tha Kiara Arbanës, teksa u pyet se çfarë dhurate ka menduar për Luizin.