Nuk i bindet urdhrit për kontroll, shqiptari në Qafë-Botë thyen traun e doganës greke dhe përplas makinën e policisë! Kapet pas 30 kilometrash ndjekje

Nuk i bindet urdhrit për kontroll, shqiptari në Qafë-Botë thyen traun e doganës greke dhe përplas makinën e policisë! Kapet pas 30 kilometrash ndjekje

Automjeti që drejtohej nga shqiptari pas përplasjes me makinën e policisë

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi u fut në territorin e shtetit fqinj duke mos respektuar kontrollin në pikën kufitare. Në Qafë-Botë, Gardjan Mirukaj, 39 vjeç nuk iu bind policëve për kontroll, duke thyer traun e doganës greke.

Në ndjekje të tij u vunë 6 automjete të policisë greke, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, pas 30 kilometrash ndjekje.

Në tentativë për t'u larguar, ai ka përplasur edhe një automjet të policisë greke, por fatmirësisht nuk mbetën persona të lënduar. 39-vjeçari është shoqëruar në polici ndërsa nga kontrollet në automjet nuk janë evidentuar sende të paligjshme. Dyshohet se ai vuan nga probleme psikologjike.

"Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë  Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë.

Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale", njoftoi Policia. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Zbardhet emri/ Kush është 39-vjeçari nga Lezha që theu traun e doganës greke dhe përplasi makinën e policisë

1635872297_big95.big1021x6838f0cjrmv.jpg

Report Tv ka mësuar se shqiptari që ka thyer traun e doganës greke është Gardian Mirukaj, 39 vjeç nga Lezha. Motivet e kwsaj ngjarjeje nuk duhen ende. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja