Ekzekutimi ishte programuar për vrasësin e dënuar dhe të mbijetuarin e kancerit Doyle Lee Hamm, i cili kishte vrarë punonjësin e motelit Patrick Cunningham më 1987. Hamm ka qëndruar në “krahun e vdekjes” që prej dhjetorit 1987 kur u dënua për vrasjen e Cunningham.
Viktima, një punonjës i Anderson's Motel në Cullman, u qëllua në kokë gjatë një grabitjeje, nga e cila hajduti përfitoi vetëm 410 dollarë.
Ekzekutimi i Hamm-it nisi të enjten vonë pasi disa apelimeve të dështuara të momenteve të fundit, sipas NBC News. Por pas disa minutash me përpjekje të vazhdueshme ajo u la sepse skuadra nuk arriti t’i gjente një venë ku të mund të kryenin injeksionin.
Përpjekjet përfunduan në atë që avokati i Hamm-it Bernard Harcourt e cilësoi si torturë, duke shpjeguar se i burgosuri mbeti me mbi 12 vrima në këmbët dhe barkun e tij, disa prej të cilave mund t’i kishin penetruar në veshka ose në arterien femorale.
[gallery]25670[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com