Milena Nikolli nga Kodër Thumana ka vendosur që sot në Ditën e Gruas të zhvillojë një protestë mjaft të rrallë në llojin e saj. Ajo ka që paraditen e sotme që është vendosur përpara shkalleve të bashkise Krujë dhe thotë qe është e vendosur të vetëflijohet këtu nëse problemit të saj nuk i jepet zgjidhje.
Konkretisht Milena kryefamiljare e një familje prej 7 personash prej një viti banon në banesën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 e cila është cilësuar nga ekspertet si ‘ds4’ pra banesë me rrezikshmëri të lartë e cila ka nevojë për rikonstruksion të thelluar.
Dhe pse ajo prej afro dy vitesh ka aplikuar dhe ka paraqitur të gjjthë dokumentacionin e rregullt, asnjë masë nuk është marrë për ti kaluar asaj fondin prej 3.4 milionë lekësh me të cilat duhet të rikonstruktojë banesën.
Ajo shprehet se është drejtuar bashkisë mbi 100 herë dhe asnjëherë të vetme kryetari nuk ka pranuar të takoje por ka qenë sekretari i bashkisë ai që i ka thënë zonjës qe bashkia nuk ka lekë qe t'i kalojë fondin. Ajo është ankuar në ministri e cila i ka thënë që problemi është në bashki, pra sorollatje pa kuptim për diçka që asaj i takon me ligj.
“Nuk kemi gjetur akoma asnjë rrugëzgjidhje, banesat po dalin jashtë përdorimit si pasojë e mos-ndërhyrjes. Kam dalë këtu prej orës 09:00. Pata një konflikt verbal me këta të bashkisë, të cilët vetëm se u ula aty tek shkallët më thanë se jam person me probleme të shëndetit mendor. Akuza të cilat më rënduan shumë psikologjikisht.
Jam shumë e lënduar, sepse sot duhet të isha duke festuar me nipërit e mbesat. Gjithçka i ka kaluar kufijtë e njerëzore. I jam drejtuar bashkisë shumë herë, nuk më është hapur dera mbi 100 herë. I jam drejtuar ministrisë me shkresë, më kanë thënë shko e merre fondin tek bashkia. Me një fjalë kanë luajtur ping pong me mua”- u shpreh kryefamiljarja për Report Tv.
Zonja shprehet se është e vendosur të vijojë protestën e saj deri sa problemit t’i gjendet zgjidhje pasi po rrezikon jetën duke jetuar në atë banesë.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Maj, 22:41
Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Mirë
65%
-
Anoj mirë
20%
-
Keq
14.9%
Vota total: 803
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë në Durrës, ‘Akili’ ishte arratisur nga burgu në Itali! U kapën në restorant të armatosur (VIDEO)
23 Maj, 09:55
-
Pacientja vdes pas operacionit për ngushtimin e stomakut në klinikën ‘Villa Alba’ në Durrës! Mjeku vihet nën hetim: Pësoi infarkt një ditë pas ndërhyrjes
22 Maj, 12:33
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, dy në kërkim! Një maroken u solli mjetin autorëve një ditë para vrasjes më pas u larguan drejt Italisë
22 Maj, 10:17
-
Duka në ‘Repolitix’: PAA mori 20 mijë vota bio, pa ne PD më pak deputetë! Berisha gaboi me Kodin, zgjedhjet nuk ribëhen! S’besoja te rrotacioni, ja pse s'e urova Ramën
21 Maj, 23:02
-
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
21 Maj, 21:41
-
Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
21 Maj, 19:28
-
Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Familje të përjashtuara nga rindërtimi, ata që kanë dy banesa ose ata që nuk janë banues në Durrës, s’janë përfitues
21 Maj, 16:58
-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, burime: Pista kryesore prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja! Vrasësi me pagesë për llogari të dikujt tjetër
21 Maj, 10:35
-
Durrës/ Gjendet tritol te 'Veliera' afër pallatit të Vangjush Dakos, ishte lidhur me një celular! Xhenierët bëjnë shpërthim të kontrolluar (VIDEO)
20 Maj, 22:52
-
Pa vula sigurie dhe fletë votimi tepër, numërohen në KQZ 2 kuti të Durrësit dhe Elbasanit
20 Maj, 17:55
-
I akuzuar për trafik droge në Spanjë/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, e lë në 'arrest shtëpie'
20 Maj, 17:21
-
Bylykbashi vetëngushëllohet: Durrësi ndër të paktat qarqe ku ruajtëm rezultatin e 2021-shit (por prapë humbës)
20 Maj, 10:44
Jepini leket o t mallkuar qe mos i hengshi asnjehere ato qe vidhni dhe percudnoni cdo qytetar te ketij vendi te zezate ksaj nene bifshin te ju
Përgjigju