Janë arrestuar në Itali dy shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç pasi kanë dhunua  2 roje sigurie të një restoranti në Corso Italia në Genova.

Shqiptarët donin të hynin në klub me çdo kusht, por me të drejtë oficerët e sigurimit i penguan pasi klubi i natës tashmë ishte i mbushur plot, duke i thënë dhe gjithashtu që u mor në konsideratë kapaciteti i reduktuar për respektimin e rregulloreve anti Covid.

Shqiptarët sulmuan oficerët e sigurisë. Një makinë policie ndërhyri menjëherë dhe agjentët arrestuan sulmuesit. Për fat të mirë, për punonjësit e sigurisë, vetëm disa gërvishtje dhe asnjë shtrim në spital.