'S'i njeh askush në vendin e tyre', Gahler nga 'Zeni.TV' i përgjigjet Ramës: Rreshtimi krah një vendi autoritar si Kina a Rusia, mund të vlejë për disa njerëz, jo për popullin

'S'i njeh askush në vendin e tyre', Gahler nga 'Zeni.TV' i përgjigjet Ramës: Rreshtimi krah një vendi autoritar si Kina a Rusia, mund të vlejë për disa njerëz, jo për popullin

Michael Gahler

Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian Michael Gahler është shprehur se rreshtimi krah vendit autoritar të Kinës apo Rusisë duke menduar se është më mirë për njerëzit, është ide e gabuar.

Në një intervistë për Zeni.Tv, Gahler i përgjigjet deklatatave të kryeministrit Edi Rama, i cili dje i replikoi për debatin e vaksinave, duke thënë se nuk ka përgojuar BE por ka thënë atë që kanë thënë të gjithë përfshirë dhe presidenten e KE. 

ndonëse Rama nuk e ka përmendur fare Kinën dhe Rusinë, Galher mbrëmë tha se ky afrim me këto 2 vende mund të vlejë vetëm për disa përfitues, por jo për popullsinë. Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Shqipëria do të futet në BE do të jetë mirë për të gjithë.

Unë mendoj se BE është përgjigja më e mirë për çdo vend. Të rreshtohesh në krah të një vendi autoritar apo diktaturë apo të mendosh se njerëzit do të jetë më mirë nëse ti rreshtohesh në krah të Kinës apo Rusisë, kjo mund të vlejë për disa përfitues që janë të dyshuarit e zakonshëm që ndihen mirë, por nuk është e mira për popullsinë.

Unë jam besimplotë se shumica e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Dhe kritika nuk bëhet për hir të kritikës, apo kundër një partie apo personi specifik, por është shqetësimi ynë që gjatë rrugës për në BE mund të humbet kohë. Prandaj ne duhet të jemi të dobishëm për njëri-tjetrin. Unë do të vazhdoj të mbështes procesin e anëtarësit të BE-së, nëse Shqipëria do të futet në union do të jetë mirë për të gjithë’, u shpreh europarlamentari Michael Gahler.

Ne fakt ne asnje rresht kryeministri nuk permendi Kinën apo Rusinë, por ka shprehur pakënaqësinë per anashkalimin nga ana e BE të vendeve te Ballkanit Perendimor per furnizimi me vaksinen anti-COVID, kritika të cilat më pas i kanë pasuar dhe disa politikanë të vendeve të tjera. 

Kjo deklaratë e Galher ishte pas përgjigjes që i dha Rama dje për deklaratat e vetëeuroparlamentarit, i cili në vazhdën e debateve për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE. Rama foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkaq Rama shtoi se nuk e fajëson Gahler pasi sipas tij ai ka dëgjuar fjalët që ka përhapur opozita shqiptare. Kreu i qeverisë shtoi se nuk mund të citohet çdo lloj koordinatori i PE-së, që ndoshta nuk e njeh as vendi i vet dhe që keqpërdoret nga Tirana. Edi Rama vijoi me akuza ndaj opozitës, duke u shprehur se nxjerrë në rrugët e Europës fjalët më të ndyra për Shqipërinë. Po ashtu, Rama nënvizoi se politika nuk mund të jetë një cirk, ku nuk mbarojnë karagjozët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja