Nuk i solli në kohë sanduiçin, klienti qëllon për vdekje kamarierin në Francë

 Nuk i solli në kohë sanduiçin, klienti qëllon për vdekje kamarierin në Francë

Foto nga restoranti ku ndodhi ngjarja

FRANCË- Një kamarier është qëlluar për vdekje nga një klient, pasi nuk i solli në kohë sanduiçin që kishte porositur. Autori qëlloi me armë zjarri në shpatull  28-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë. Punonjësit e restorantit lajmëruan menjëherë  policinë, por autori ia mbathi dhe është akoma në kërkim.

Sipas mediave franceze, të shtunën para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga drama.

Ai u vra për një sanduiç?” “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë". “Është plot kriminalitet këtu, shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” u shpreh 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadiku: 19/08/2019 10:13

    Cjan keto gomorllliqe qe bejn shqiptaret ne Europe.Amundet ti maresh jeten nje njeriu te pafajshem? Kete mund ta bej nje njeri i marre si ky moster me ftyre njeriu

    Përgjigju
  • Mili: 18/08/2019 16:37

    Domosdo qe paska rrezik perderisa abubakërrët mjekra levizin lirishem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!