Nuk ia del Barça, kalon Juventus,
4 ekipet që kualifikohen

Nuk ia del Barça, kalon Juventus,<br />4 ekipet që kualifikohen
Në “Camp Nou” është luajtur ndeshja mes Barcelonës dhe Juventusit. Ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve përfundoi me rezultatin 0-0. Me këtë rezultat kualifikohen italianët për në gjysmë finale, pasi ndeshjen e parë fituan me rezultatin 3-0.
 
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa nuk munguan dhe rastet nga të dyja skuadrat.
 
Raste të shumta ka pasur edhe gjatë pjesë së dytë ndërsa të shumtë kanë qenë ndëshkimet nga arbitri.
 
Për spanjollët u ndëshkuan Iniesta dhe Neymar, ndërsa për italianët u ndëshkuan Chiellini dhe Khedira.
 
Për bardhezinjtë në ndeshjen e parë shënoi Dybala në minutën e 7 e 22 dhe Chiellini në minutën e 55.
 
Ja 4 ekipet që kualifikohen
 
Juventusi është skuadra e tretë e cila kualifikohet për në gjysmë finale pasi një natë më parë u kualifikuan dy skuadrat madrilene, Real Madrid dhe Athletico Madrid.
 
E vlefshme për Ligën e Kampionëve sonte u luajt edhe ndeshja mes Monaco dhe Dortmund e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Francezët u kualifikuan pasi dhe ndeshjen e parë u ndanë me rezultatin 3-2.
 
Shorti për ndeshjet e fazës gjysmëfinaleve do të hidhet ditën e premte

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)