Berisha merr sërish në mbrojtje ‘shiksin’ e 97-tës: E sulmon Rama Kovaçin se është më i zgjuar se ai

TIRANË- Ish kryeministri Berisha e ka marrë sërish në mbrojtje ish punonjësin e SHIK-ut, aktualisht kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçin. Teksa e cilësoi si një person që ka më shumë mend se kryeministri, Berisha tha se ishte pikërisht kjo arsyeja se pse kreu i qeverisë e sulmon. Berisha shtoi më tej se protesta e thirrur nga pedagogët nuk është protesta e Rithemelimit,  ai paralajmëroi njëlloj si në 3 muajt e verës që lamë pas për shtatorin, për protesta të fuqishme. Nisur nga deklarata e fundit e kryeministrit për Kovaçin, Berisha 'shkëputi' çdo ndikim të Rithemelimit në protestën e pedagogëve, duke paralajmëruar një edhe më të madhe që do mbushë sheshe. 

“Ne dënojmë me forcën më të madhe kërcënimet e papranueshme të Edi Ramës ndaj pedagogëve, ndaj studentëve. Dënojmë me forcën më të madhe kërcënimin që i bën kreut të sindikatave që i thotë se ka qenë punonjës i shik, ndërkohë që ai është larguar në 2015 dhe është vlerësuar nga qeveria e Edi Ramës, sepse ka qenë punonjës i ndershëm. Një njeri që ka tre herë më shumë mend se ai. Ajo nuk është protesta jonë, protesta tona do ti shohë Edi Rama. Ne përgatitemi për të mbushur rrugë dhe sheshe dhe për tu përballur me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal”.

Kujtojmë se nga takimi me qytetarët në Gjirokastër, Rama tha se zullumi i ‘non gratave’ dhe rublave është futur në hapësirën universitare. 

Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998. Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaci njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik. 

Vetë ai e ka pranuar publikisht në një intervistë të dhënë sot kur tha se ka qenë një punë e shkëlqyer, ajo që ai ka bërë në departamentin më të rëndësishëm të SHIK-ut, pikërisht gjatë viteve kur SHIK ishte një instrument i torturës, dhunës së përgjakshme në duart e Sali Berishës.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
‘Opozita duhet të bllokojë, rrugë porte dhe aeroporte’ Berisha: Protestat tona do t’i shohë Rama! Jemi në rrezik për rikthimin e vizave

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar me tone kërcënuese për protesta të fuqishme, duke thënë se opozita duhet të bllokojë rrugë, porte dhe aeroporte.

“Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave. Doli ministria e jashtme bëri përgënjeshtrimin. Ky mendon për trafikantët që do tu japë pasaportën e florinjtë. Për shkak të pasaportës së florinjtë, shqiptarët humbasin liberalizimin e vizave.

Ata kanë filluar procedurë për Maltën që e kanë vend anëtar. Pse do të tolerojnë Shqipërinë ata. Ky nuk mendon për qytetarët.

Është nafta, pozita duhet të bllokojë rrugë, porte e aeroporte, ose ky do të ulet çmimin e naftës dhe ky do të përgjysmojë taksen ose këtu nuk mund të shndërrohet nafta në një kamxhik për qytetarët shqiptarë.

Nuk mund të pranohet, sepse është bërë nga qeveria. Asnjë qeveri në botë nuk taton naftën 1.2 euro.  Asnjë! 1.2 euro e shesin në Uashington naftën, duke marrë taksën dhe akcizën.

Ndaj dhe ne duhet të përpunojmë format më kreative të protestës. Jemi në betejë me një armik të egër të financave të shqiptarëve. Ky duhet të marrë përgjigje nga ne”. theksoi Berisha.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 20/10/2022 09:30

    Ai Po hap ngociatat ai thot vizat ... Me popull injornate me ka r a me zile si more I shkoni si rames si metes si berishes nga mbrapa ore palla rike Po si more I shkoni mbrapa duke ju pir gjakun nga 1990 e ne vazhdim. Me popull injornate ska ku shkon me!

    Përgjigju
  • Kërrici Sales: 20/10/2022 00:36

    O Salih, po sa vite ke qe jeton ne Tiron a prap kokrra malokut ngele. Si nuk fole njehere gjuhe letrare, por vetem malokce. Ptu, hundsqepak

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPIP: 19/10/2022 22:30

    Po ske faj ti mor krimineli malok hajdut Salhe BAJGA se spo shkon në burg për mega vjedhjet për duart që i ke me xhak deri në bryl prandaj ti ke të drejt që lef pa pushim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja