Nuk ishte batutë, Rama fushatë 
me 2 gishta, thumbon PD-në

Nuk ishte batutë, Rama fushatë <br />me 2 gishta, thumbon PD-në
E nisi me batutë në Pukë paradite dhe e konkretizoi me reklamë pasdite në “Facebook”.

Kryetari socialist, Edi Rama, i njohur për ironinë e tij këtë fushatë ndaj Partisë Demokratike, deklaroi jo pa humor paradite në Pukë se demokratë dhe socialistë duhet të votojnë në fletëvotim numrin dy.

Duke ngritur dy gishtat lart.

Shenja që këto 27 vjet është identifikuar me Partinë Demokratike, pasdite është shfaqur në “Facebook-un” e kryeministrit, në një dore që mban trëndafilin simbol të socialistëve.
dy gishtat
(Foto e postuar nga Rama në Facebook)

Nuk dihet akoma nëse ky do jete një lajtmotiv zyrtar në fushatën e Ramës, apo një diversion me humor me simbolin e demokratëve, të cilët gjatë fushatës aktuale kanë shmangur simbolet tradicionale të PD dhe janë shfaqur me emblemën “Republika e Re”. 

Madje edhe këtë të enjte nga çelja e fushatës në njësinë nr.5 në Tiranë, Rama u shpreh se sa herë që Basha të ngrejë dy gishtat, do të thotë votoni PS-në. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024