'Nuk ishte gocë e mirë si në ekran', moderatori shqiptar ndahet nga e dashura e njohur (Foto)

'Nuk ishte gocë e mirë si në ekran', moderatori shqiptar ndahet nga e dashura e njohur (Foto)

Ermal Peçi

Moderatori Ermal Peçi është rrëfyer për jetën private në emisionin 'Late Night Show'. Ai ka pohuar se ishte në një lidhje me një vajzë të njohur të ekranit por gjërat mbaruan pasi ajo nuk ishte aq e mirë saç dukej. 

"Kam një muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është një personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë bëj një lidhje me një personazh publik. Është një gocë shumë e mirë në ekran, por gocat e mira në ekran s'janë aq të mira edhe në jetën e përtejme."- shprehet Ermali.

"Të ka tradhëtuar?"- e pyet Kastro, të cilit moderatori ia kthen:

"Jo s'bëhet fjalë. Ej se po më shikon mua ajo, se unë e kam xhan. 'Divorci' ishte për idealet tona, ti karrierë, unë karrierë, mirupafshim. Prandaj them unë që lidhja me personazhe është një dhimbje koke. Karriera bëhet shumë e vështirë. 3-4 muaj zgjati."- përfundon Ermali.

/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy