Nuk ishte paguar për punën, shqiptari u vë flakën 9 automjeteve në Itali

Nuk ishte paguar për punën, shqiptari u vë flakën 9 automjeteve në Itali

Policia në vendngjarje

ITALI - Rivalitete banale, xhelozi, ofendime që kishte marrë apo mosdhënia e pagesave për punët e tij, të gjitha këto arsye kishin bërë që një 39 vjeçar shqiptar të digjte makinat e atyre që bënin “mëkat” mbi të.

Sipas mediave personi ishte i identifikuar vetëm me inicialet e tij (S.K), shqiptari kishte plot një vit që e kryente aktivitetin e tij “hakmarrës” prej piromani.

Gjithçka ka ndodhur në San Benedetto del Torno të Italisë fqinje. Seria e djegieve të makinave nis në muajt e parë të vitit të shkuar.

Mirëpo, policisë i janë dashur disa muaj hetime, pasi fillimisht dyshohej se djegiet e makinave ishin ngjarje të mëveçme nga njëra tjetra. Por seria e shumtë e këtyre ngjarjeve ka ngritur dyshime për të kontrolluar në mënyrë më të hollësishme.


Njëra prej shumë makinave të djegura nga shqiptari

Rezultonte se mënyra sesi djegiet kryeheshin dhe materiali i përdorur ishte i njëjtë.

Policia italiane i ka hyrë punës dhe pas disa muajsh kërkime ka zbuluar se fajtor për të paktën 9 raste të djegies së 9 makinave të ndryshme, është vetëm një person.

Efektivët e policisë e kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shqiptarin nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. Në median lokale shkruhet se shumë nga zjarret e vëna nëpër makina, kanë rrezikuar seriozisht edhe jetë njerëzish, pasi shumë prej automjeteve të djegura kanë qenë të parkuara pranë shtëpive apo banesave të të zotërve që kanë patur “fatin e keq” që të mërzisin piromanin shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 09/08/2018 02:46

    Mir ja ka ba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim