1767452659_AP25262755599124.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha NBC News se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Venezuelën, pasi forcat amerikane zhvilluan një operacion, që çoi në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

Megjithatë, Trump nuk e përjashtoi një sulm të dytë dhe shpjegoi se nuk beson se miratimi i Kongresit është i nevojshëm, shkruan La Reppublica.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve, ai sqaroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, sepse duhet kohë.

"Ne duhet ta rregullojmë vendin së pari. Nuk mund të kesh zgjedhje. Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë", tha udhëheqësi amerikan në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

"Jo, do të duhet kohë. Ne duhet ta shërojmë vendin", shtoi ai.

Ndërkaq, të shtëna me armë zjarri u raportuan pranë pallatit presidencial Miraflores në Karakas mbrëmjen e së hënës duke shkaktuar panik vetëm disa ditë pasi Nicolás Maduro u arrestua pas një operacioni të fshehtë amerikan.

Në disa nga videot që qarkullojnë në mediat sociale, shihen kolona me automjete ushtarake dhe të blinduara.

Disa burime pohojnë se të shtënat filluan pasi dy dronë u panë mbi Pallatin Presidencial. Frika nga një ndërhyrje e re amerikane thuhet se bëri që personeli i vendosur për të mbrojtur ndërtesat qeveritare të reagonte dhe të vendoseshin armë kundërajrore.


Lajmi kryesor:

Pas sulmit të SHBA, të shtëna me armë pranë selisë qeveritare në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)