Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se pa heqjen e taksës për mallrat serbe nuk do të ketë dialog me Kosovës.
Vuçiç sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Serbi, Carlo Lo Cascio, ku temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi. Vuçiç citohet t’i ketë thënë ambasadorit italian Lo Cascio, se Bashkimi Evropian u tregua i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës.
Sipas Vuçiçit, Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën vetëm kur të hiqet apo pezullohet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe.
Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Serbisë e Italisë në fusha të ndryshme.