Nuk ka fitues mes Tiranës dhe Kastriotit, por surprizon Skënderbeu. Ja të gjithë rezultatet e javës së 34

Tirana ka humbur shansin e artë për të siguruar mbijetesën pasi në përballjen direkte me Kastriotin në “Selman Stërmasi” kanë barazuar 0-0. Në këtë takim që u luajt pa tifozë, skuadrat patën rastet e tyre, por ata që shpërdoruan më shumë ishin miqtë nga Fushë-Kruja. Për t’u veçuar edhe shtylla e Tiranës, por që në fun vlejti sa për statistikë. Pas 90 minutave ata që festuan më shumë ishin krutanët të cilët në dy javët e mbetura kanë një kalendar më të favorshëm në krahasim me Tiranën. Pas 34 ndeshjesh bardheblutë renditen në vendin e 8 me 41 pikë, 2 më shumë se Kastrioti.

Ndërkohë në takimet e tjera bie në sy fitorja e Skënderbeut me rezultatin 0-3 kundër Kukësit. Në takimin e zhvilluar në Kamzë për të besuarit e Orges Shehit realizuan Muzaka dhe Bregu në pjesën e parë, ndërsa Pervan në të dytën. Më ketë fitore Skënderbeu ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe shpreson për Europën, pasi Laçi u mposht 0-1 në Vlorë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Flamurtari’, vendasit morën tre pikët kundër kurbinasve falë golit të realizuar nga Idriz Batha në minutën e 26. Gjithsesi kjo fitore i mban në vendin e katërt vlonjatët, pasi Teuta e vendit të tretë ka hedhur një hap të rëndësishëm për Kupat e Europës duke mposhtur Partizanin e shpallur kampion.

Në “Niko Dovana” skuadra e Shkëmbit pati mundësinë të përballej me një Partizanin me fushë ndryshime në formacion dhe arriti që të realizonte dy herë me Progni-n dhe Kallakun.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë