TIRANE - Një paciente me leucemi kronike, ka ndërruar jetë në fund të gushtit në QSUT, për shkak se mjekimi që ajo përdorte që prej dy vitesh nuk i jepte rezultatet. Shoqata e pacientëve akuzojnë se nëse në listën e re të barnave me rimbursim, që rrëzoi qeveria, do të ishte futur një medikament i ri 52-vjeçarja do ishte ende me fëmijët e saj.
Sadije Merguti, 52-vjeçarja me origjinë nga fshati Gjegjan i Kukësit, nënë e katër fëmijëve ka ndërruar jetë me datë 25 gusht në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza", vetëm 3 ditë pasi ajo ishte shtruar në shërbimin e hematologjisë. Por sipas një denoncimi të mbërritur në "Shqiptarja.com", nga anëtarët e shoqatës së pacientëve jeta e saj mund të ishte shpëtuar, nëse në listën e re të barnave me rimbursim do të futej një medikament tjetër, i cili ka të njëjtën kosto me atë që përdoret aktualisht në QSUT, por është shumë më efikas se ai. Ata shpjegojnë se pacientja ka pasur fillimisht leucemi kronike dhe për shkak se kura s'i ka dhënë efekt i është kthyer në leucemi akute, që i ka marrë edhe jetën. "Në listën e re të barnave me rimbursim ishte parashikuar që të futej një medikament i ri që trajton të sëmurët me leucemi kronike, nilotinib, i cili ka të njëjtin çmim me glivec-in që përdoret aktualisht, por është shumë më efikas për një pjesë të madhe të pacientëve. Edhe pacientja në fjalë, kishte 2 vjet që trajtohej me glivec, por s'i kishte dhënë efekt. Ky medikament i ri, ishte miratuar edhe nga ISKSH-ja, pasi nuk i duhej të jepte para shtesë për ta, por në fakt u rrëzua, pa asnjë arsye nga qeveria, e cila vendosi të mos kishte asnjë ndryshim në listën e barnave me rimbursim, me pretendimin se nuk kishte lekë. Mirëpo për këtë medikament, siç e thashë, nuk duhet të jepte asnjë lek shtesë, pasi ai kushton po aq sa kushton bari që përdoret aktualisht dhe është i po së njëjtës firmë", - na shpjegon njëri prej anëtarëve të shoqatës së pacientëve, që për këtë rast na tregon edhe kartelën klinike të pacientes së ndjerë. "Siç e shikoni, në kartelë thuhet se pacientja ka dy vite që përdor glivec, që padyshim renditet tek ilaçet e mira, por që nuk i ka dhënë efekt.
Nëse kjo paciente do të kishte përdorur ilaçin e ri, ka shumë gjasa që ajo sot të ishte me fëmijët e saj. Dhe ky është një ogur i keq edhe për disa pacientë të tjerë me leucemi që janë të shtruar në QSUT. Çfarë duhet të bëjmë? Të presim që të miratohet lista e re e rimbursimeve vitin tjetër? Por sëmundja e pacientëve nuk pret dhe kjo vetëm për shkak të paaftësisë së këshilltarëve të atyre që kanë të drejtën të hedhin firmat për këto medikamente, pasi siç e thashë në këtë rast nuk duhej asnjë lekë më shumë", - na shpjegon sërish ai. Ai na sqaron më tej se propozimi për ta futur këtë medikament në listën e re të barnave me rimbursim, është bërë nga vetë shefi i këtij shërbimi në QSUT, siç ndodh për të gjitha patologjitë e sëmundjeve të tjera, në bazë të eksperiencës botërore dhe efekteve që kanë mbi të sëmurin. Nëse ndaj glivec reagojnë mirë gjysma e të prekurve me leucemi, ndaj nilotinib reagojnë pozitivisht mbi 70 % e të sëmurëve.
(Shkrimi u botua dje ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com