Nuk ka më makina të përdorura! Nga 1 janari regjistrohen vetëm ato me pajisjen Euro 4

Sot përfundon afati që kishin të gjitha bizneset dhe por edhe qytetarët për të regjistruar makinat që kishin zhdoganuar në doganë dhe që nuk përmbushnin kriterin euro 4.

Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro. Tashmë duke filluar që nga dita e parë e 2020, 1 janar nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë makinë e përdorur dhe që nuk është euro 4.

Në vend nga dita e nesërme do të hyjnë vetëm makina që janë të pajisura me sistemin euro 4 dhe lartë që kanë ndotje të reduktuar.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018.

Ndërkohë sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018. 

Ky vendim është marrë që në vitin 2018 si një masë për të ulur nivelin e lartë të ndotjes që shkaktohet nga makinat e përdorura.

Një masë tjetër e marrë nga qeveria që hyn në fuqi po në 2020 është edhe heqja e disa taksave për makinat elektrike duke i rimbursuar si dhe është hequr pagesa e TVSH-së si një masë e shtuar për të ulur ndotjen.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë