Bombardim të tjera janë kryer nga ushtria ruse në Kiev. Raketat goditën disa shtëpi private në rrethin Podilsky. Kështu bëri me dije kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje. Zjarri është vënë nën kontroll, por ndërhyrja vazhdon. Deri më tani nuk janë regjistruar viktima. Sipas kryebashkiakut, është dëmtuar edhe një gazsjellës me presion të ulët. Sot në Kiev është në fuqi një shtetrrethim i zgjatur, i cili filloi dje në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të nesërm. Një masë e ngjashme u njoftua edhe në rajonin e Kievit.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme









