Nuk ka treg, kalbet shalqini në fushat e Lushnjës dhe Divjakës! Fermerët: Nuk mbulojmë dot shpenzimet! Jemi në dorë të Zotit

Sipërfaqe të tëra me shalqi janë kalbur në fushat e Lushnjes dhe Divjakës. Fruti ka kaluar në tejpjekje dhe fermerët nuk mund ta nxjerrin më në treg. Shtimi i sipërfaqeve të kultivuara dhe mungesa e tregut janë shkaqet kryesore që po çojnë në faliment fermerët e këtyre zonave.

Haxhi Kasapi nga fshati Karbunare e Lushnjes ka mbjellë një 1 hektarë me shalqi që i ka kushtuar rreth 500 mijë lek. Edhe pse prodhimi është i bollshëm nuk arrin të mbyllë dot shpenzimet.

‘Kam mbjellë një sipërfaqe prej 1 ha dhe shpenzimet kanë qenë rreth 5 mln lekë të vjetra është shitur gjysma me një çmim deri në 50-70 lekë të vjetra dhe gjysma tjetër ka mbetur pa shitur siç e shikoni ka kaluar pjekjen nuk shitet më janë 300 kuintal të pashitura.’- tha një fermer.

Report Tv udhëtoi dhe në Divjakë ku është e njëjta panoramë e trishtë.

Fermeri Hafiz Spaho ka mbjellë 2 dynym me shalqi dhe ka prodhuar 1200 kuintal, por nuk ka shitur as gjysmën e prodhimit. Sipas tij problemi kryesor është mungesa e tregut me Kosovën.

‘Sot 40 lekë kilja, bëjnë edhe naze, nuk bëhet kështu! Kështu siç është nisur nuk bëhet nuk po vijnë tregtarë nuk po vijnë kosovarët, por nuk  erdhën këtu kosovarët këtu ke mbaruar.’- tha fermeri.

Humbjet thotë se janë të mëdha, ndaj tani është në vështirësi për të zhvilluar aktivitetin me kultura të tjera bujqësore.

‘E kam blerë fidanin 300 lekë një fije kam marrë 8000 mijë bimë herë 300 bëjnë 2 mln 400 mijë lekë të vjetra që unë për vetë me kanë futur aq thellë në tokë sa nuk e ngre kokën, më ka ardhur koha të mbillet lakra dhe nuk kam para ta mbjellë.’- tha fermeri.

‘Po ça është prioritet në këtë bereqet ku të shkoj unë ku të mbytem. I kam humbjet nja 4 mln lekë. Kemi ngelur në dorë të zotit! Nuk kemi se çfarë të bëjmë!’- tha me tej.

Mungesa e tregut është problem edhe në zonën e Imshtës, prodhuesi i dytë më i madh i shalqinit, pas Divjakës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 27/09/2021 06:01

    Me vjen keq per patriotet e mi qe nuk u shiten prodhimet Por dhe ata duhet te jen me te zgjuar sepse nuk mbillet vetem sharqi por dhe kultura te tjera Dhe sa per ate super prodhim qe keni ber sjeni vetem ju edhe ketu ku jetoj un prodhimi i sharqirit esht hedhur ose au kan dhen lopeve apo kush kalon afer arave ua dhurojn Prandaj her tjeter kultivo nje prodhim tjeter qe shitet dhe jo te gjith nje prodhim

    Përgjigju
  • Rrofte KOMUNIZMI!: 14/08/2021 18:03

    Bujqesine e shpeton vetem po te instalohet edhe nje here Sistemi i Shenjte e Njerezor Socialist e Komunist dhe asgje tjeter!

    Përgjigju
  • Iris: 13/08/2021 22:57

    Shalqinit dhe cdo perimeje o frute u bien natyrshem cmimet kur jane ne sezonin e tyre.Ky eshte rregulli nderkombetar i pa shkruar i tregetise,por i mirezbatuar.Por fermeret shqiptare kane bere gjithemone te kunderten dhe kane dale perhere humbes.A shtrenjtohet shalqini tani?! A shtrenjtohen mollet e agrumet perkatesisht ne vjeshte e dimer?! Vetem ne Shqiperi i bejne keto shtrenjtime.Kjo tregon dhe makuteri,dhe injorance.Pervec kesaj,shalqini pa fara,preferohet me shume.Nje tjeter problem eshte mbimbjellja.Te gjithe u thone mbillni,por asnje nuk u thote sa,si e cfare.Ka ardhur koha qe fermereve t'ju behen kurse,ose seminare, jo vetem per teknologjite e reja,por edhe menaxhim biznesi,finance,ekonomie,te kuptuarit e nevojave te tregut,ndryshimet e cmimeve,kerkese-oferta,etj.Duhet krijuar dhe bursa per tregun bujqesor e blektoral.Te gjitha keto e te tjera do te ndihmonin fermeret tane,qe per momentin sipermarrjen e kane ne nivele arkaike dhe presin nga shteti gjetjen e tregut dhe rimbursimeve, sikur jane akoma ne socializem.

    Përgjigju
  • edi: 13/08/2021 21:17

    sillini ne itali ,mor gomera. cmimi eshte gjysem euro

    Përgjigju
  • Andi: 13/08/2021 20:04

    Shalqi pa shije vetem ky i Divjakes eshte. I blen shalqinj dalin kungull. Vetem Saranda i ka bio dhe me shije.

    Përgjigju
  • Ermal: 13/08/2021 17:14

    Mir tu behet shalqi reitet vet Jo me ilace :Nuk fute ne goje skam shiko

    Përgjigju
  • Loni: 13/08/2021 16:59

    Keshtu eshte kur e mban cmimin 50 leke per kg

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/08/2021 16:50

    Sot ne Lushnje.shalqiu shotrj me 25 leke te reja kilja....hahahaaa Shiteni me 12 leke kilja o katunare se ne Peqin po e shesin me 15 leke kilja

    Përgjigju
  • Titi: 13/08/2021 16:43

    Mire tju behet! Jeni mostra,me mire ta kalbni se ta shisni me pak leke. Fundja dhe faleni.. yt qelbesira as te zezat e thonjve nuk ju ha dot! Cdo gje shatin nga vetja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda