Ndonjëherë edhe dashuria është me fat. Madje shpesh herë duket sikur gjëja që synojmë më tepër në jetë është rruga drejt dashurisë dhe në momentin që e gjejmë atë ndjehemi vërtet të plotësuar. Por këtu na vjen në ndihmë edhe horoskopi. Tre shenja janë ato që kanë më pak fat në dashuri dhe e kanë të vështirë të gjejnë partnerin e duhur.
Binjakët
Janë shumë pasionantë por karakteri i tyre i dyjëzuar, dëshira për të kontrolluar gjithçka dhe mungesa e vullnetit për të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur bën që shpeshherë të krijojnë një lloj barriere me partnerin ose partneren.
Ujori
Kanë një dëshirë të paparë për të qenë dominues dhe shumë të pavarur. Sigurisht që ky është një problem thelbësor kur vjen puna tek krijimi i një marrëdhënjeje stabël.
Peshqit
Janë shenja më e ndjeshme e horoskopit dhe për këtë arsye janë më të hutuarit. Shpesh marrin vendime duke u bazuar në ndjesitë e momentit dhe kjo bën që të përplasen me njerëz të gabuar.