Pavarësisht marrëveshjes së firmosur mes 11 partive opozitare dhe Rithemelimit për krijimin e një ‘Federate opozitare’ për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama, duket se ka deputetë anëtarë në grupin e Sali Berishës që ende nuk e dinë për çfarë ‘bashkëpunimi’ bëhet fjalë.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme në grupin parlamentar të PD-së së Rithemelimit, deputeti Luan Baçi i ka kërkuar deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Nokës që të informojnë për Federatën e Opozitës, konkretisht nëse bëhet fjalë për bashkim të listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.
“Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion”- mësohet të ketë thënë Baçi.
Nga ana tjetër, Bardhi i është përgjigjur duke thënë se nuk bëhet fjalë për koalicion elektoral por nuk e përjashtoi mundësinë për një formacion të tillë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”- është përgjigjur Bardhi.
Nga ana tjetër, kreu i PR, Fatmir Mediu i cili ka marrë pjesë në mbledhje ka bërë thirrje që të ketë një grup koordinimi të opozitës me deputetë që të dalin në bazë dhe të informojnë ndërkombëtarët për çdo qëndrim.
Ndërsa më tej gjatë mbledhjes ka pasur edhe debate mbi idetë e deputetëve lidhur me aksionin e mëtejshëm, për të cilin Edmond Spaho është shprehur kundër ngujimit dhe grevës së urisë, sepse sipas tij, një gjë e tillë do i kthente në ‘qesharakë’.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.2%
-
Pak
40.7%
-
Aspak
31.1%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48
-
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Po eksplorojmë mundësinë për të hapur në maksimum listat e kandidatëve për deputetët
24 Korrik, 14:44
-
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale
24 Korrik, 14:40
-
Reforma zgjedhore, Report Tv zbardh draftin! PS-PD dakordësi për 2/3 e listës së hapur dhe votën e emigrantëve! Mblidhen 'Ligjet'
24 Korrik, 11:52
-
Vulën e PD e mori Berisha, Basha rekurs në Gjykatën e Lartë: Të zhbëhet vendimi i Zhukrit dhe i Apelit
23 Korrik, 18:15
-
Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?
19 Korrik, 16:20
-
Dokumenti/ Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin! Argumentat: Autorizimi i Bashës nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij
19 Korrik, 15:24
-
Kuvend/ Në hetim nga SPAK për mikrokreditë, Sejko: Jam në dispozicion të drejtësisë! Ishte rekomandim i FMN-së! S'jam magjistar të parashikoja çfarë do të ndodhte
18 Korrik, 18:56
-
Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime
18 Korrik, 09:14
-
Mbledhja e grupit të PD, Bardhi: Depozitojmë projektligjin për votën e diasporës! Report Tv zbardh propozimet zyrtare
17 Korrik, 18:57
-
Pas Alibeajt, edhe Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit
17 Korrik, 11:06
projekt politik me qepe e domate. Le ta shohim me mire si byrek se ndonje qepe te njome prapa per ato qe flututojne si gomari i ngazellyer nga fama e kaloresit
PërgjigjuO Luan Nuk të bën më Saliu deputet o çam Delvine! Mos na dil pastaj nëpër media të na hash munë me " Non gratën"....
Përgjigju