'Nuk kemi fitore në vitin 2023', Colella nën presion: E ardhmja? Mos më pyesni mua

'Nuk kemi fitore në vitin 2023', Colella nën presion: E ardhmja? Mos më pyesni mua

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Bylis dhe Partizani luajnë nesër në 13:00 në "Adush Muça". Sfida e Ballshit vlen për javën e 21-të në Superligë dhe është komentuar nga trajneri i të kuqve, Giovanni Colella. Italiani ka theksuar se në 2023 ekipi që ai drejton nuk ka marrë ende tri pikë, dukshëm kjo një "tërheqje veshi" për lojtarët e tij.

“Në një moment të vështirë, çdo kundërshtar është i vështirë. Edhe nëse momenti nuk do të ishte i vështirë gjithsesi kundërshtari do të ishte i tillë. Është shumë i vështirë si kundërshtar pasi na ka bërë presion edhe në ndeshjen e fundit që kemi pasur. Kur është një moment i vështirë nuk ka vetëm një motiv. Ka shumë dhe të ndryshme. Dhe ajo që sapo thatë është e vërtetë.

Në vitin 2023 nuk kemi arritur akoma një fitore. Dhe tashmë jemi të përqendruar për ta arritur diçka të tillë. Ka shumë motive sa i përket këtij aspekti. Skuadra kur pëson gol nuk është vetëm problemi i mbrojtjes, por në tërësi. Edhe kur shënojmë është e njëjta gjë, meritë e të gjithëve. Ne nuk i japim shumë mundësi kundërshtarëve që të afrohen pranë portës. por ato pak raste që kundërshtarët arrijnë në portë na shënojnë", tha tekniku fillimisht.

Italiani u pyet edhe për Rrapaj, që gjeti akordin dhe në verë do kalojë te Ludogorets në Bullgari. Prej ditësh vlonjati nuk ka qenë me ekipin, duke qenë mungesë për nesër.

"Rrapaj është një lojtar i ri. Do ta ndihmojë shumë skuadrës në bazë të eksperiencës që ka me skuadrën. Këtu mund të konsiderohet si një lojtar me shumë eksperiencë, ndërsa në Itali do të konsiderohej vetëm si një lojtar i ri në moshë. Jemi të kënaqur që do ta kemi sërish pjesë të organikës tonë. Ai ka disa ditë që nuk është pjesë e skuadrës tonë dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm", tha trajneri më pas.

Colella u pyet edhe për të ardhmen, me teknikun që u shpreh se është i qetë nga kjo anë dhe vijon punën.

"E ardhmja ime nga ndeshja e nesërme? Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Unë nuk do ta marrë si një ndeshje deçizive. Unë jam i qetë, vazhdoj të bëj punën time, pastaj për pjesën tjetër nuk më takon mua të jap një përgjigje. Mendoj se e vetmja gjë që është reale dhe e qartë janë statistikat. Në kaq vite unë nuk kam parë një skuadër që në 5 ndeshje të grumbullojë 2 pikë dhe të jetë në luftë për titullin kampion", tha Colella.

Pas 20 javësh në Superligë, Bylis me 23 pikë mban vendin e nëntë, teksa Partizani me 31 pikë vendin e tretë. Të kuqtë kanë pesë ndeshje pa fitore.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë