Danimarka i është përgjigjur zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance se nuk ka bërë mjaftueshëm për Groenlandën. Në një postim në X, ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen tha se janë të hapur ndaj kritikave, por shtoi se kjo nuk është mënyra se si Vance duhet t’i drejtohet një aleati të ngushtë të SHBA.
“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet. Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shkroi ai në X.
Jd Vance deklaroi gjatë një udhëtimi në bazën hapësinore Pituffik në Grenlandën veriperëndimore të premten se nuk ka bërë një punë të mirë për Groenlandën.

"Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin e Groenlandës. Ju keni investuar më pak në popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj mase të pabesueshme, të bukur tokësore.", u shpreh ai.
Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump ka thënë disa herë se synimi i tij është të marrë ishullin në Arktik, duke argumentuar për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Xh.D/Shqiptarja.comKomente

