SHKODËR-Kryebashkiakja në ikje në qytetin e Shkodrës, Voltana Ademi ka zbuluar hapin e radhës që do të ndjekë, në një kohë kur refuzon që të lërë Bashkinë dhe të marrë detyrën Valdin Pjetri, dalë fitues nga 30 qershori.
Në një reagim të gjatë për mediat, Ademi njofton se Shoqata e Bashkive të drejtuara prej saj do të vërtetojë se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën referuar Kushtetutës, ndonëse nuk ka dhënë asgjë konkrete procedurat që do të ndjekë.
Ademi ka listuar të gjitha shkeljet e ligjit, siç ajo i cilëson që janë bërë që me zhvillimin e procesit zgjedhor, vendimeve të KQZ dhe më pas të Kolegjit Zgjedhor. Ajo shkruan se Kolegji Zgjedhor, kurrsesi nuk mund të marrë vendime në vend të KQZ, por detyra e saj e vetme është që të shqyrtojë nëse ato janë të drejta ose të gabuara. Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, thekson Ademi, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet në 21 gusht, por pavarësisht kësaj ajo ka deklaruar se nuk do ta lëshojë zyrën. Shkodra është "karta" e fundit e PD-së, ku pritet për të parë nëse rotacioni në këtë bashki do të shoqërohet me tensione, apo do të dorëzohet si ndodhi në Kukës dhe së fundmi edhe në Kamëz.
Reagimi i plotë
Para disa ditëve, katër javë pas votimeve moniste të Partisë Socialiste, KQZ miratoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të “30 qershorit”. Me vetëm 4 vota, si kurrë më parë në këto 30 vite, “komisarët politikë” të PS-së, në zbatim të urdhrave të uzurpatorit Edi Rama, i bënë ekzekutimin e fundit masakrës më të rëndë të një procesi elektoral në Shqipëri. Duke refuzuar si asnjëherë më parë çdo ankimim të partive politike, të individëve pjesëmarrës në këtë palo - proces, duke zhdukur mijëra vota diferencë në mes numrit të votave dhe numrit të votuesve, ky komision vazhdoi në rrugën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të vendit.
Në mungesë të kuorumit të antarëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të marrë vendime për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë. Nën shembullin e “partisë-shtet” bilologjike dhe ideologjike, PS ankimoi në Kolegjin Zgjedhor pranë Apelit të Tiranës vendimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak me kërkesën për shpërndarjen e mandateve të këtyre këshillave. Kolegji Zgjedhor, iu bashkua kështu zinxhirit të paligjshmërisë që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë farsë - zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor i Zgjedhjeve vazhdoi shkeljen e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, shkelje të cilat janë lehtësisht të evidentueshme, duke bërë që këto vendime të Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjën e mandateve të këshillave bashkiak të bien haptazi ndesh me Kushtetutën e RSH.
Për të qenë më e qartë arsyetimi logjik dhe juridik është i thjeshtë. Sipas Kodit Zgjedhor vendimi për shpërndarjen e mandateve të anëtarëve të këshillave bashkiak bëhet me së paku 5 vota të KQZ. Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka paraparë Kolegjin Zgjedhor si një gjykatë e posaçme për gjykimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Nisur nga fakti që Kolegji është Gjykatë Apeli si çdo gjykatë tjetër në kuptim të Kushtetutës, kjo gjykatë në respektim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe pozicionit kushtetues të gjykatave dhe paanshmërisë së tyre në raport me konfliktet e politike zgjedhore, nuk mundet të ushtrojë kompetencën e KQZ dhe të marrë vendime në vend të KQZ. Kolegji si çdo gjykatë tjetër e pavarur dhe e krijuar me ligj mund vetëm të vleresojë ligjshmërinë e vendimeve të KQZ, dhe në bazë të Nenit 158 “Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor”, mundet të shprehet duke i lënë në fuqi, ndryshuar ose shfuqizuar, konstatuar pavlefshmërinë absolute të tyre, apo duke detyruar KQZ-së për të marrë vendim, dhe jo t’i marrë vetë këto vendime duke marrë kompetencat e KQZ. Referuar Nenit 21, pika 7 të Kodit Zgjedhor, vetëm KQZ “shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore”.
Marrja prej Kolegjit e vendimeve që i takojnë KQZ, përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim. Sigurisht, pavarësisht se ndaj këtyre vendimeve nuk parashikohet ankim, Kushtetuta normalisht lejon kontrollin e kushtetutshmërisë së këtyre vendimeve përtej kufizimit të së drejtës së ankimit që i bën ligji. Është pikërisht kjo çfarë do të jetë hapi tjetër që Shoqata e Bashkive do të bëjë, duke vërtetuar se të gjithë këshillat bashkiake, sikurse edhe kryetarët e bashkive, janë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën!
“30 qershori” nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi. Të gjitha këto shkelje flagrante, po bëhen nën trysninë e pashoqe që qeveria uzurpatore po i bën përmes “vetting”-ut edhe gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, gjoja “reformë në drejtësi” që i qëndron mbi kokë si “Shpata e Ramës”. Nga ana tjetër, të gjitha këto institucione janë kthyer në zbatuese të urdhrave politikë të një individi, tashmë zyrtarisht i sëmurë nga “etja për pushtet”. Pushtet që e merr në mënyrë antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët dhe me paratë që vjedh, të rifitojë sërish pushtetin. Me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor, antarët e të cilëve janë thjeshtë “komisarë politikë”, zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të jenë asnjëherë të lira, të ndershme, me standarte demokratike, gjithpërfshirëse dhe të pranuara nga palët. “30 qershori” është një tjetër provë e fortë dhe e pakundërshtueshme me farsë- zgjedhjet që janë turpi i Shqipërisë e i shqiptarëve në këto 30 vitet e fundit.
Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kam bindjen qe demokracia do të triumfojë mbi tiraninë e narkoshtetit dhe KQZ socialiste!
Z.Ademi ka ber per ate qytete te bukur dhe ajo nk ka pse e len zy se ska ardhur koha qe te behen votimet qe te leje zy Se keto qe folim kuder per demokracine Jan akoma komunizem duan ate enverin qe ju beri si skllever jua Mori frymen ate koh doni ju komunista se nk u ngopet doni akoma Falemiderit Z.Ademi fitore me 13 tetor
PërgjigjuPo ç'fare shteti eshte ky?!!.... Nje cope funderrine mban bllokuar zyrat e institucionet e shtetit sikur te ishin prona te saj. Ku jane organet e rendit dhe policia?!!.... S'mund te bejne sipas qefit dykembeshat e idiotet mjerane. Te merret brenda 24 oreve bashkia, dhe kjo ndyresire te nxiret para gjygjit e te denohet me burgim te perjetshem me pune te detyruar ne miniere dhe konfiskim te pasurise deri ne qindarken e fundit. Ne fakt DUHET edhe te debohet nga qyteti i Shkodres kjo dhe familja e saj deri ne 7 breza.
PërgjigjuKush ju pyet ju se cfar thoni mi zonje e rende. Ju jeni te mbaruar! !!!!!!!!!!!!
PërgjigjuOj tushe hape kranin.
PërgjigjuVoltana Tushe pa brekushe
O shkine e keqe.Le nam me orgji ne Bashki me drejtorin Mark Molla po le nam edhe tash je ba gazi tan Shkodres mbare e po tallin ko... me ty... Shko ne Zall te Kirit dhe medito per ditet qe mretnove ne kete Shkodren Loce
PërgjigjuEshte nje vend pune per shefe personeli ne haremin famekeq ta Jales, dhe eshte taman për Voltana nazisten pasi te lëre bashkinë këto dite. Drejtoresha e haremit te Jales Nora b***derrja po e mban vendin per ju.
PërgjigjuLere moj monizmin po dilni e punoni per popullin se vetem kostumi te kushton 5000€
PërgjigjuIk zhduku nje ore e ma par se nuk je per bashki Ti e Ke mendjen te dashnort
PërgjigjuFatkeqsi per shkodraney qe kan pas nje kryebashkiake qe nuk njeh as ligjin kushtetues per demokracine ,qe ne baze ka zgjedhjet dhe jo bojkotin ,dhe se dyti kodin zgjedhor ,qe i njeh presidentit te drejten e dekretimit dhe jo te cdekretimit.Zbato ligjin ,dhe dorezo bashkine (se nuk e ke prone as partiake dhe as private )se vet nuk moret pjese ne zgjedhje ,dhe Rama nuk ju ka penguar fare. Meso si ndertohet demokracia pastaj mbaj leksione te pseudo shoqata e bashkive
PërgjigjuPirdh, pirdh o Molotov beju gati si Zhelali edhe ti o ndryshe si thote ajo patrotja jote Zhozi per zhelesh, vazhdo pastaj me halucinacionet e tua.
PërgjigjuNa premtoi qe do kishte zhvillime deri sa te vinte Valdrin Pjetri ne zyren e saj...mbetemi ne pritje cilat do jene keto zhvillime qe do permbysin realitetin qe ka ndodhur me 60 bashkite e tjera. Hap krahun laraske, boll na lodhe veshet me perbetime dhe premtime.
PërgjigjuZhdukeni kete sharabajke. I eshte mbushur mendja se eshte e zgjuar gjese se trashe
PërgjigjuPirdhe pirdh se lirohesh edhe pak dite
Përgjigjuik moj taravuke kushdo tvije veq ti sje per ate vend
Përgjigju