Këngëtari shqiptar Skerdi dhe gazetarja Vesa Rama kishin pranuar lidhjen e tyre, por përsa i përket fejesës pavarësisht se qarkullonin zëra, asnjëri prej tyre nuk pranoi asgjë. Ditën e sotme vetë Skerdi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale momentet kur shkëmben unazat me parneteren e tij, Vesën.
“Është e vetmja gjë që kurrë nuk mbahet fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë- dashuria. Do të doja që çdo njeri të ndihet i lumtur ashtu siç unë tani… i fejuar,”- shkruan Skerdi krahas videos.