Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako i është përgjigjur komenteve të Oerd Bylykbashit, drejtuesit politik të PD në Durrës, duke i thënë se nuk duhet të habitet se kanë ndërtuar 1761 banesa të reja falas. Ajo thotë se në vend që të mbrojë si Berishën, të cilin e cilëson si bababufi, duhet t'i tregojë familjes së tij që të mos dalë më në publik se është bërë si 'meme ambulante' çdo ditë.
Sako i thotë se nuk do të marrë dot as votat e lagjes ku është rritur dhe do t'i bashkohet grupit të humbësve.
"Po ti, ty në Durrës të njohin si avokat i familjes së Saliut dhe e dinë se të paguan me mandate, por me punët e Durrësit nuk ke asnjë lidhje. Apo meqë të çova një selam liderit tënd, dole si avokat ta mbrosh dhe në vend që t'i thuash familjes që ta ruajë nga sytë e publikut se është bërë si meme ambulante çdo ditë. Megjithëse në fakt e kundërta duhet të jetë. Të ka thënë ai që të dalësh, se edhe ai e di që me grupin e humbësave serial në Durrës, nuk merr dot as dot as votat e lagjes ku je rritur, por të paktën lejet e porositura i bën me zell. Ti do të bonofikosh korrupsionin e kënetës më 11 Maj. Do të shkosh të mbytesh në det bashkë me bababufin apo si? Nuk ma ha mendja kështu që të paktën mos u bëj më qesharak sesa je. U habite që unë thashë se u bënë 1761 banesa të reja falas si askund, çfarë ka këtu për t'u habitur? Jo i nxorrëm lekët as nga xhepi im, as nga xhepi i Edi Ramës", tha Sako.
Duke vijuar më tek me shtëpitë e reja, Sako thotë me ironi se Berisha të vetmet lidhje me termin shtëpi ka shtëoitë që hodhi në erë në Gërdec. Në fund, ajo e përmbyll me komentin se pas 11 Majit, do të jenë më të vetmuar se kurrë.
"E vërtetë është se nuk maten punët e bashkisë dhe qeverisë se kush nxjerr lekët nga xhepi por kush bën punën e vet më mirë me lekët e buxhetit apo të donatorëve si bëri Rama bashkë me ne në krah të tij. Por këtë s'e kupton dot as i bababufit jot që të vetmen lidhje me termin shtëpi e lidh me shtëpitë që hodhi në erë në Gërdec, ku vrau dhe baxhanakun e vet, por mbase ngaqë nuk e njihte. Dhe diçka të fundit, deshe t'i prekësh banorët e kanalit të bretkosave se medemek i fyeva unë duke folur për bretkosa. Por mos ua qaj hallin se ata kanë kontratat e shtëpive të reja në xhep kurse bretkosat ia kanë lënë bababufit tënd bashkë me ty, aty në kënetën e listës së mbyllur ku të siguroj se pas 11 majit, do të jeni më të vetmuar se kurrë", tha Sako.
Komente

