Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur me shmangie të procedurave të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Me 39 vota kundër, në procedurë të shpejt, ky projektligj nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend. Prezent në sallë ishin 65 deputetë.
“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Sipas procedurave parashihet që ky projektligj të marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi Konjufca.
Lëvizja Vetëvendosje, me këtë, ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, e cila shënon mos-prezencën e kësaj të fundit në votimin e presidentit.
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media bëri thirrje që VV’ja të tërhiqet nga kjo iniciativë.
“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, deklaroi ai.
Shumica parlamentare, në seancën e radhës, pritet ta propozojë presidentin për votim, në mënyrë të konstituimit të institucioneve. /Ekspres
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
87.6%
-
Jo
7.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1237
Lajme të tjera
-
Shqipëria dhe Kosova pa kontrolle në kufi jo vetëm për sezonin turistik! Rama: Tash e tutje krejt vitin dhe çdo vit
3 Korrik, 14:06
-
Liberalizimi i vizave për Kosovën, ministrja Gërvalla: Nuk ka një datë, nëse them në shtator do t’ju gënjeja
2 Korrik, 09:35
-
Vjosa Osmani intervistë për CNN: Serbia të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviçit dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës! SHBA na ka përkrahur gjithmonë
1 Korrik, 20:47
-
Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak 'situata politike'
1 Korrik, 18:34
-
Kurti: Masat e reciprocitetit me Serbinë, ndihmojnë vendosjen e ligjshmërisë në Kosovë
1 Korrik, 18:17
-
Deputeti shqiptar i publikon numrin personal ministrit, thirrje qytetarëve: Dërgojini mesazh ‘Dorëheqje’
30 Qershor, 21:23
-
Kosova me masa ndaj Serbisë për dokumentet e udhëtimit
30 Qershor, 15:55
-
Kosova vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat! Vuçiç: Kanë mbështetjen e fuqive të mëdha! Ta mendojë tre herë para 30 shtatorit
29 Qershor, 21:03
-
Kosova merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”…, do të regjistrohen me RKS
29 Qershor, 18:28
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak, optimist për takimin Kurti-Vuçiç në korrik
29 Qershor, 11:42
-
REL: Bashkimi i tregut të punës i Kosovës me Shqipërinë, vetëm në letër
27 Qershor, 16:07
-
Media serbe: Deklaratat e Putinit për Kosovën? Thikë pas shpine mes vëllezërish
26 Qershor, 07:36