Nuk mori mandat, kandidati i PD Roland Bejko zbardh prapaskenat: Pati anti-fushatë ndaj meje brenda partisë! Kodoshët bënin presion që të më turpëronin

Nuk mori mandat, kandidati i PD Roland Bejko zbardh prapaskenat: Pati anti-fushatë ndaj meje brenda partisë! Kodoshët bënin presion që të më turpëronin

Roland Bejko

Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i cili nuk mundi të marrë një mandat ka zbardhur prapaskenat e fushatës që është bërë në atë qark e sidomos në Lazarat, zona që ai përfaqësonte. Bejko i cili mori vetëm 2430 vota, i renditur i dyti pas Tritan Shehut, i cili arriti të merrte mandat, shkruan se ndaj tij u bënë padrejtësi brenda partisë.

Ai akuzon se ndaj tij në qarkun e Gjirokastrës është bërë anti-fushatë nga vetë demokratët në mënyrë që ta turpërponin dhe të mos merrte vota. Bejko shkruan se ai nuk punoi për votën personale dhe nuk u shqetësuar si të tjerët për votën personale, por shton se demokratë të pabesë dhe ziliqarë punuan kundër tij duke nxjerrë të humbur jo vetëm atë por edhe vetë PD dhe të gjithë ata që punuan duke besuar tek ndryshimi.

“E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet… Për shkak të pabesisë, egoizmit, zilisë dhe dritshkurtësisë së tyre, nuk humba vetëm unë, por humbën të gjithë ata që vunë shpirtin në këtë fushatë duke besuar tek ndryshimi”, shkruan ndër të tjera Bejko.

PD në qarkun e Gjirokastrës mori vetëm një mandat, që do të çojë në Kuvend Tritan Shehun me 3364 vota, ndërsa PS mori 3 mandate.

Deklarata e Roland Bejkos:

Po shikoj që në rrjetet sociale qarkullojnë komente pakënaqësie për shkakun e mungesës së një falenderimi të dedikuar demokratëve të Lazaratit nga marrësi i mandati të deputetit në Gjirokastër…

Unë nuk e di çfarë dhe si ka ndodhur, sepse prej dy ditësh i jam kthyer punës time të përditshme,  pasi duke qenë se nuk punova asnjë çast për votën time personale, nuk u ngula në shkallët e pallatit të sportit të qytetit me ankthin e thellë të rezultatit të votës personale.

Së pari, sepse nuk punova për të, por për nr 9, votën e partisë, pasi vetëm ky variant mund të më çonte në Parlament, dhe së dyti, sepse nuk kisha nevojë të provoja me numrin e lartë të votave legjitimitetin tim në pozicionin që më vendosi kryetari a partia ime. Mua legjitimitetin permanent, ma ka dhënë kontributi, historia, bashkëpunimi me demokratët e më tej qytetarët e atij Qarku të veçantë, ndër vite.

Kështu që çdo votë që është shënuar në kutinë time nr 2, nuk është votë e kërkuar nga unë në shkëmbim të një premtimi a të një favori nesër në pushtet, por është votë zemre, respekti, dashurie, besimi, mirënjohjeje reciproke, vlerësimi për gjithçka kemi bërë së bashku deri më sot në ditë të mira, por sidomos në ditë të vështira që nga themelimi i PD-së.

Ndaj, u jam mirënjohës të gjithëve që më kanë votuar që nga Frashëri si skaji më i largët i Qarkut, e deri në Zagori, nga Progonati e deri në Pogon, duke futur këtu çdo qendër votimi në qytete e fshatrat aty.

Por më besoni dhe më mirëkuptoni, nëse ka një votë që më ka shijuar pa fund, kanë qenë votat të bashkinë Gjirokastër dhe veçanërisht në vendlindjen time, Lazarat.

E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet…

Kjo antifushatë u fut thellë në Lazarat, veçanërisht. Donin të dilja i pa votuar aty. Të më turpëronin!

Por pikërisht aty, morën përgjigjen e merituar. Si gjithmonë Lazarati fisnik, Lazarati i atyre që janë në punën e tyre dhe që ndihet mirë kur shikon  që dikush nga të bijtë e vet ka sukses, nuk nxin nga zilia, por shndrin nga lumturia, u tregoi vendin. I trejtoi si horra, dhe i bëri të turpërohen për horllëqet dhe pabesitë e tyre.

Ndaj, ndihem krenar për ato gra dhe burra, për ata të rinj e të moshuar që më kanë mbështetur e  inkurajuar vazhdimisht për tu marrë me politikë me shpresën se besimin e tyre në mua, do t’ua ktheja mbrapsht një ditë.

Lazarati është vendlindja ime. Është dashuria ime. U jam mirënjohës për jetë unë dhe fëmijët e mi të gjithë atyre që më kanë votuar masivisht, vazhdimisht.

Megjithëse kam deklaruar se nuk do të rikthehem më për të kandiduar aty pasi i njoh limitet e mia, për asnjë arsye, u garantoj se nuk do t’u harroj kurrë si juve, ashtu edhe të gjithë demokratët e qytetarët e Qarkut që më votuan.

Ndërsa, sa për ata që ju i njihni me emra, zoti i mëshiroftë!

Për shkak të pabesisë, egoizmit, zilisë dhe dritshkurtësisë së tyre, nuk humba vetëm unë, por humbën të gjithë ata që vunë shpirtin në këtë fushatë duke besuar tek ndryshimi.

Të gjithë duhet ta dimë se pa Lazaratin dhe rininë e tij, mbi 100 qendra votimi në Qark, do të ishin pa komisionerë e pa vëzhgues. Pa votat që historikisht Lazarati i jep me shumicë absolute për PD, edhe mandati i vetëm i të mandatuarit të saj aty, do të ishte i pasigurt.

Kështu që përveç falenderimit dhe mirënjohjes së thellë për mbështetjen personale, mbështetjes së madhe dhe pa kushte që i japin PD-së lazaratasit, nuk kam asgjë më tepër për të thënë, veçse respekte dhe mirënjohje për të gjithë!

Respekte dhe mirënjoje për rinininë e Lazaratit, posaçërisht!

Zoti e bekoftë Lazaratin siç e ka bekuar dhe mbrojtur gjithmonë!

Zoti i bekoftë dhe i ndihmoftë demokratët dhe familjet e tyre të Qarkut Gjirokastër kudo që ata janë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tek: 29/04/2021 17:28

    Medemek partia jote te beri te hash mender nje mut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?