Presidenti Donald Trump tha se mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes është “shumë e rëndësishme”.
“Besoj se është bordi më i rëndësishmi, sigurisht për sa i përket fuqisë dhe prestigjit. Nuk ka pasur kurrë diçka të përafërt me këtë”, u shpreh ai.
Ai kritikoi vendet që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t’iu bashkuar bordit.
“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar – por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua.”
Trump e sheh Bordin e Paqes duke marrë një rol më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve globale, gjë që disa vende e druhen se mund ta kthejë atë në një rival të Kombeve të Bashkuara.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Rama mbron UÇK: Gjyq i turpshëm ndaj çlirimtarëve











