Gjithsej tre persona u vranë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, duke përfshirë një djalë gjashtë vjeçar. Kjo u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai.
Haidai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin e afërt të Severodonetsk dhe kanë zmbrapsur ushtrinë ukrainase “për shkak të një avantazhi të rëndësishëm në artileri”.
“Forcat ruse goditën impiantin e ujërave të zeza të Severodonetsk, fabrika e Azot u sulmua tre herë, ndërsa njerëzit janë ende të bllokuar në strehimoret e bombave,” tha Haidai.
Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, duke përfshirë rreth 40 fëmijë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardohet Severodonetsk, Zelensky: Betejë e tmerrshme! Moska: Ushtarët të dorëzohen ose do vdesin











