Shtatë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Durrësit ende nuk kanë marrë zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara. Disa janë skualifikuar, duke mos përfituar asgjë nga plani i rindërtimit, e shumë të tjerë ankohen për bonusin e qirasë. Kjo ka bërë që sot të ketë dyndje në dyert e bashkisë së Durrësit, ngjeshur në radhë, një pjesë pa maska dhe distancim sociale duke rrezikuar të preken edhe nga covid-19.

Pjesa më e madhe e tyre janë skualifikuar, ndaj detyrohen të bëjnë riaplikimin në bashki. Të tjerë qytetarë ishin në radhë pasi nuk kanë marrë bonusin e qirasë. Bashkia e Durrësit ka bërë një njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe nuk kanë përfituar nga granti për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Bashkia thotë se të gjithë ata që janë të pakualifikuar të ankimojnë nesër nga ora 08:00 e mëngjesit deri më 16:00.

"Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar nga granti për rikonstruksion mund të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit nga ora 08.00 deri në orën 18.00. Këta persona mund të kryejnë ankimimin e tyre edhe pranë njësive administrative respektive nga ora 08.00 deri në orën 16.00"-shkruan bashkia e Durrësit.