Momenti i “panikut” që ka përjetuar presidenti amerikan, Joe Biden teksa nuk po gjente maskën e tij, po bën xhiron e rrjetit.
Gjatë fjalimit të tij në Georgia për 100 ditët e tij të para në detyrë, Biden në momentin që do të largohej nga podiumi, konstatoi se nuk kishte maskën ani-COVID.
Teksa po e kërkonte, Biden mori mikrofonin dhe tha “Po kërkoj maskën time. Jam në telashe”, duke vonuar kështu largimin e tij.
Biden mori edhe ndihmën e bashkëshortes së tij, Jilli, por më kot pasi asnjëri nga të dy nuk e gjeti.
Ishte një ndër ndihmësit e tij, i cili erdhi nga prapaskena që i solli një maskë të re anti-COVID, presidentit.
Pavarësisht se Biden është vaksinuar, ai i qëndron këshillës së tij se edhe të vaksinuarit duhet të zbatojnë masat anti-COVID për të mbajtur nën kontroll pandeminë.
kshu esht kur vjedh vota dhe te vejne me detyrim dhd percaktim si president, forca trump
Përgjigju