Protesta e banorëve të fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës është zhvendosur mëngjesin e sotëm përballë sheshit satelit 3 të kompanisë Bankers Petroleum - vendi ku përpunohet nafta. 

Përballë kësaj situate, banorët i shprehën njëzëri për të vijuar protestën e tyre me bllokimin e shesheve. Ata u shprehën njëzëri se nuk do të lejojnë që të përgjysmohet vlera e qirasë së tokës nga 4 milionë për dynym në dy milionë.

“Tani kemi vendosur që nga ora 07:00 secili do të qëndrojë në tokën e tij. Nuk do të lejojmë as operatorët as autobotët. Do të vijojmë me protestën deri në fund”, tha një banor.

“Kemi kohë që marrim të njëjtën përgjigje. Rrogat e operatorëve janë 4 milionë lekë. Nëse ai nuk e paguan do ta kthejmë tokën në gjendjen e tyre të mëparshme”, tha një tjetër.

Protesta e dy ditëve më parë pranë zyrave në vendburim nuk solli asnjë negociatë me përfaqësuesit e kompanisë.

Lajm në përditësim…