Klubi i Partizanit njofton se Sulejman Starova do vijojë të jetë trajner i skuadrës. Presidenti dhe drejtuesit nuk kanë pranuar dorëheqjen e Starovës dhe bëjnë me dije se ai do të vijojë të drejtojë skuadrën.

Sulejman Starova dha dorëheqjen të dielën pas humbjes katastrofike 5 me 0 ndaj Luftëtarit. Po ashtu në njoftim kërkohet nga të gjithë futbollistët e stafi që të mbajnë përgjegjësi për atë paraqitje aspak dinjitoze.

Starova do të rikthehet të drejtojë stërvitjen të martën ku do të nis përgatitjet për ndeshjen e fundit të vitit të premten ndaj Vllaznisë. Partizani pësoi ndaj Luftëtarit humbjen më të thellë në elitë por Starova do vijojë të drejtojë kryeqytetasit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com