Nuk realizohen të ardhurat, në 
buxhet mungojnë 86 milionë $
PDF - Treguesit financiar për 2015-ën

Nuk realizohen të ardhurat, në <br />buxhet mungojnë 86 milionë $<br />PDF - Treguesit financiar për 2015-ën
TIRANE- Në gjashtë muajt e parë të vitit Qeveria ka arkëtuar 86 milionë dollarë me pak të ardhura nga sa planifikoi me implementimin e paketës së re fiskale në fund të 2014. Nga treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për periudhën janar-qershor 2015, të sapopublikuar nga Ministria e Financave, rezulton se të ardhurat janë 86 miliardë lekë, ose 4.5% më të ulëta se plani. Sipas treguesve, të ardhurat nga tatimet e doganat janë përgjegjëset kryesore për këtë mosrealizim, duke qenë se të dyja kanë derdhur në buxhet 13.4 miliardë lekë (afërsisht 134 milionë dollarë) më pak se plani për gjashtë muajt e parë të vitit.

Zërat në rënie
Rënie të dukshme ka shënuar gjithashtu edhe Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar, të ardhurat nga i cili rezultojnë 20 milionë dollarë (-3.3) krahasuar me planifikimin fillestar. Ndërkohë që më drastike është rënia te një tjetër taksë me peshë në arkën e shtetit: akcizat, nga të cilat janë arkëtuar 56 milionë dollarë më pak, ose -24.6% në rënie krahasuar me planifikimin. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe të arkëtimet nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, i cili rezulton -22.4% më i ulët se plani, ndërkohë që të ardhurat e munguara në buxhet prej tij janë afërsisht 39 milionë dollarë.

Performancë negative ka shënuar edhe zëri Taksa Nacionale dhe të Tjera, të cilat kanë shënuar një rënie prej -14.8%, duke sjellë 26 milionë dollarë më pak nga planifikimi në arkën e shtetit. Ndërkohë që në këtë vit zgjedhor, rënie kanë shënuar edhe thuajse të gjithë treguesit e të ardhurave nga taksat vendore. Të ardhurat nga pushteti lokal janë në total -14.8%, ose 9 milionë dollarë më pak se planifikimi. Taksat lokale kanë sjellë në buxhet rreth 9 milionë dollarë më pak se plani, ndërkohë që me bilanc negativ prej -4.3% është edhe taksa mbi biznesin e vogël.

Krahasimi me 2014
Megjithë rënien e dukshme në raport me planin, të cilat flasin për pritshmëri mjaft optimiste të Qeverisë për vitin 2015, disa prej treguesve janë dukshëm më të lartë se ato të 2014. Kështu, të ardhurat tatimore janë 2.9%, ose 46 milionë dollarë më shumë nga viti 2014. Rritje të dukshme prej 21.7% në raport me 2014 ka shënuar edhe Tatimi mbi Fitimin, falë të cilit në arkën e shtetit janë arkëtuar 24 milionë dollarë më shumë. Të ardhurat janë rritur edhe nga akcizat, prej të cilave janë arkëtuar 11 milionë dollarë më shumë, ose 7% më tepër se gjashtëmujori i parë i 2014.

Zërat në rritje
Ndër treguesit në rritje bie në sy ai i tatimit mbi fitimin, nga i cili qeveria ka arritur të arkëtojë 11 milionë dollarë, ose 9.5% më shumë se plani. Performancë pozitive ka regjistruar edhe treguesi i të ardhurave nga sigurimet shoqërore, i cili është rritur me 1.8%, duke sjellë 5 milionë dollarë më shumë në arkën e shtetit. Ashti si edhe treguesi i sigurimeve shëndetësore, falë të cilit në buxhet janë akumuluar 4 milionë dollarë, ose 9.8% më shumë se plani.


Tkurren shpenzimet, 215 milionë më pak se plani
 
Shpenzimet kapitale rezultojnë 48 milionë dollarë ose 18.8% më të ulëta në raport me planifikimin. Shpenzimet për personelin janë tkurrur në masën 1.2%, ose afërisht 4 milionë dollarë më pak, kontributet për sigurime shoqërore rezultojnë 5% më pak.

Mosrealizimi i të ardhurave ka bërë që qeveria të jetë edhe mjaft dorështrënguar me shpenzimet, të cilat janë thuajse 10% më pak se planifikimi. Ndërsa në total Qeveria ka shpenzuar thuajse 215 milionë dollarë më pak se plani, peshën kryesore në këtë tkurrje e zënë shpenzimet korrente, të cilat janë ulur me 6.1% ose rreth 100 milionë më pak se plani. Shpenzimet kapitale rezultojnë 48 milionë dollarë ose 18.8% më të ulëta në raport me planifikimin.

Shpenzimet për personelin janë tkurrur në masën 1.2%, ose afërisht 4 milionë dollarë më pak, ndërkohë që kontributet për sigurime shoqërore rezultojnë 2.5 milionë dollarë, ose 5% më pak se plani. Shpenzimet për sigurime Shoqërore janë ulur me 3%, ose rreth 15 milionë dollarë më pak, ndërsa ato për sigurime shëndetësore rezultojnë -6.7% ose rreth 10 milionë dollarë më të ulëta.

Ulje të dukshme prej 18 milionë dollarësh, ose -16% ka shënuar zëri shpenzime të tjera, ku bëjnë pjesë shpenzimet për shtresat në nevojë, siç janë pagesa e papunësisë, e ndihmës ekonomike, apo kompensimi i shtresave të varfra. Më specifikisht, shpenzimet për ndihmën ekonomike rezultojnë 11 milionë dollarë më pak se plani, me një ulje prej -12.7%.

pagesa e papunësisë ka shënuar një rënie prej 31%, duke qenë se shteti ka ulur me 1.5 milionë dollarë për këtë zë. Ulje kanë regjistruar edhe shpenzimet operative për mirëmbajtje, të cilat rezultojnë rreth 7 milionë dollarë apo 4% më pak se plani.

Shpenzimet për pushtetin vendor janë ulur me thuajse 10 milionë dollarë, ose 67.9%. lajmi i mirë për buxhetin e shtetit vjen kur vjen fjala te shlyerja e borxhit publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për shlyerjen e interesave të huas shtetërore qeveria ka paguar në gjashtë muajt e parë të 2015, afërisht 35 milionë dollarë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, me një ulje prej 17.3%. shërbimi i borxhit të brendshëm është ulur me thuajse 16 milionë dollarë, ndërsa për të jashtmin 16 milionë dollarë. Shërbimi i borxhit i ka kushtuar buxhetit më pak para se në 2014, për interesat e të cilit shteti ka shpenzuar 34 milionë dollarë më pak.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë