Nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë

Nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore

Një nënkomisar në Vlorë është pezulluar nga detyra si OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Vlorë – Gjirokastër), pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të Policisë, Nënkomisar M.Q. 

'Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.', njofton AMP.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun