Nuk respektoi orarin e mbylljes, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Durrës

Nuk respektoi orarin e mbylljes, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Durrës

Policia Durres

DURRËS- Policia e Durrësit në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID ka gjobitur me 1 milionë lekë pronarin e një lokali në Durrës pasi është konstatur duke vijuar punën pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Policia bën me dije se është gjobitur shtetasi i identifikuar me inicialet S. D.

Njoftimi i Policisë:

Ushtronte aktivitetin në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative pronari.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-COVID të vendosura nga organet kompetente.  

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi