Nuk treguan për vrasjen e 30 vjeçarit
Prokuroria kërkon burg për 3 të rinj

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar burg për tre të rinjtë të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin nuk kanë treguar për vrasjen e 30 vjeçarit Edmond Mehmeti, që u vra nga Elion Hysa, Gani Hysa dhe Keivi Hysa.
 
Sipas prokurorisë, tre të rinjtë Ledio Hysa 26 vjeç, Ylli Reçi 24 vjeç dhe Ajman Zyba 22 vjeç, që të tre banorë të fshatit Gjorm Kurbin, kërkohet burgim pasi nuk treguan për vrasjen e duke u akuzuar për "Moskallzim krimi".
 
Kjo kërkesë nga ana e Prokurorisë është bërë pas gjashtë muajsh hetimi ndonëse ata u ndaluan nga policia e Sarandës 5 ditë pas ngjarjes.
 
Procesi gjyqësor ndaj tyre është drejtuar nga gjyqtarja Ketra Bajrami dhe prokurori Ilir Hoxha, të cilët pas kqyerjes së veprimeve hetimore, duke i analizuar në mënyrë të hollësishme të gjitha provat e administruara, kanë deklaruar se Vrasje me paramendimështë kryer nga shtetesit Elion Hysa, Gani Hysa dhe Keivi Hysa, në bashkëpunim me njëri – tjetrin.
 
Ndërkohë Ledio Hysa, Ylli Reçi dhe Ajman Zyba, kanë qenë prezent në atë ngjarje.   
 
Prokurori i çështjes, Ilir Hoxha në pretencën e dhënë i ka cilësuar të tre të ndaluarit fajtorë për veprën penale "Moskallzim krimi" dhe ka dhënë për secilin prej të ndaluarve nga 1 vit e 6 muaj burg.
 
Për shkak se të ndaluarit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar prokurori vendosi si dënim të tyre me nga 1 vit burg për secilin për veprën penale "Moskallzim krimi".
 
Avokatët e secilit prej të ndaluarve kërkuan kohë për të studjuar konkluzionet e prokurorisë dhe për rrjedhojë gjyqtarja Ketra Barjami ka lënë si datë për seancën e dhënies së vendimit datën 17 shkurt.
  
Babai i viktimës, 30 - vjeçarit, Edmond Mehmeti (Theodhori), Hamit Mehmeti, e ka quajtur maskaradë pretencën e prokurorit.
 
Ngjara ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2015 në Sarandë.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën