Nuk u lejua të shkonte në varrimin e motrës, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen... këtë herë me detergjent

BERAT- Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit ka tentuar sërish vetëvrasjen në burgun e Beratit, ku vuan dënimin për vrasjen, vetëm tre ditë pas tentoi t'i jepte fund jetës duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes, teksa motra e tij përcillej për në banesën e fundit.

Ditën e sotme ai ka pirë detergjengjet, dhe pasi është dërguar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Shpëtim Kovaçi mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk iu dha leja për të marrë pjesë në funeralin e së motrës, Brunilda Kovaçi, trupi i pajetë i së cilës mbërriti në Berat në datë 11 Janar, pasi u vra në Francë natën e Krishtlinjes. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për vrasje 8 vite më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave