‘Nuk u ngopëm me ty’, Barbana dedikim rrëqethës për vëllain e ndjerë: Ergi im, pika ime e dobët

 ‘Nuk u ngopëm me ty’, Barbana dedikim rrëqethës për vëllain e ndjerë: Ergi im, pika ime e dobët

Këngëtarja Barbana Dini dhe vëllai i saj e ndjerë Ergi

Barbana Dini është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos në muzikën live. Këngët e saj janë shumë ritmike, por ajo pati një shkëputje nga muzika pas vdekjes së vëlalit të saj Ergit. Më pas Barbana u rikthye sërish në skenë duke u shprehur se do të vazhdonte të ndiqte vullnetin e Ergit të ndjerë, pasi muzika ishte gjëja që ai do të dinte më shumë.

Nëse Ergi do të ishte gjallë sot do të mbushte plot 24 vjeç, dhe në kuadër të kësaj dite, Dini i ka dedikuar disa rreshta të shtrenjtit të saj.

Postim i bërë nga Barbana Dini 

Çdo vit mezi prisja orën 00.00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen!Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe...nuk u ngopëm me ty!Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe,pika ime e dobët!Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi...,”- shkruan Barbana krahas një fotoje ku shihet vëllai i saj.

Ergi ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motorr. Ngjarja ndodhi më datë 22 nëntor, rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në kryeqytet. 22-vjeçari po bënte xhiro me motorr së bashku me një shokun e tij Kejdi Halili, i cili gjithashtu ndërroi jetë.

Ergi ishte një nga zërat e rinj të muzikës shqiptare, dhe një nga kulmet e tij ishte triumfi në skenën e “X Factor” në vitin 2014.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë