Nuk u regjistrua, por PD i kërkon KQZ-së të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit: Të zbatohet dekreti i Metës

Nuk u regjistrua, por PD i kërkon KQZ-së të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit: Të zbatohet dekreti i Metës

TIRANË- Partia Demokratike i ka kërkuar ditën e sotme KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta, ndonëse vetë ajo nuk është regjistruar për të marrë pjesë në këtë zgjedhje.

Sipas PD i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtè datë.

Gjithashtu PD paralajmëron KQZ se shpejt do të mbajë përgjegjësi penale për aktet e tyre. Nga ana tjetër LSI, PR dhe PAA dërguan sot në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit.

Deklaratë Partisë Demokratike

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. 
Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. 
PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/08/2019 16:33

    Opozite qesharake e ne hall te madh!

    Përgjigju
    • Hinglateri: 05/08/2019 18:17

      Me der e dhje....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive