Një vend përpara tij renditej kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili pavarësisht nga kontestimet e forta brenda demokratëve, i favorizuar nga lista e Bashës, arriti të futej në Kuvend.
Por jashtë Parlamentit mbeti Sekretari i Përgjithshëm i PD, de jure numri dy i partisë, Arben Ristani.
Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, zbulohet sesi po e kalon kohën e lirë Ristani. Ai ka zgjedhur të bëjë rafting në kanionet në Juglindje të vendit. I njohur për pasionin e tij ndaj motorëve, duket se deputeti ka zbuluar një tjetër pasion, sportin ekstrem të rafting.
(Arben Ristani duke bërë rafting në Juglindje)
Kujtojmë që pas shtatorit, kur të zgjidhen strukturat e reja të PD, Ristani do ketë edhe më shumë kohë të lirë, pasi me siguri nuk do jetë pjesë e projektit të Bashës dhe për këtë i duhet të zbulojë pasione të tjera të jetës për të mbushur boshllëkun.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com