Sami khedira do të jetë mungesa e madhe e Juventusit për ndeshjen që bardhezinjtë do të luajnë sonte kundër “Atletico Madrid” në “Champions League”. Mesfushori gjerman, i cili në vitet e fundit ka qenë një nga lojtarët kyç të italianëve, është detyruar të bëjë një “pit-stop” për shkak të një problemi në zemër.
Lojtari ndjeu rrahje të pazakonte zemre dhe kjo I shqetësoi të gjithë te Juventusi. Menjeherë stafi mjekësor ndërhyri dhe zbuloi që futbollisti ka aritmi kardiake. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, midis 23 shtatorit dhe 3 nëntorit 2015.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Khedira do të mungojë për 30-40 ditë në rast se testet elektrofiziologjike konfirmojnë hipotezën e pare. Më vonë do të vendoset nëse operacioni është një opsion për tunizianin të natyralizuar si gjerman.