TIRANE - Kryeministri Berisha refuzon kompromisin e ofruar nga kreu i LSI-së për të miratuar 3 ligjet para 23 qershorit dhe të zbatoheshin në Kuvendin e ri në shtator.

Kryeministri Berisha akuzoi Ramën e Metën se e kanë kthyer 3 ligjet në pazare për listat e zeza dhe i fton të  vijë se është i gatshëm të mbledhë kur do parlamentin për të votuar 3 ligjet. Nga ana e saj opozita u largua nga salla. Kryeministri Berisha paralajmëroi që nëse ligjet nuk do të votohen do të kalojnë në referendum.

“I kërkoj në mënyrë të prerë të mos i shndërrojë ligjet në Pazar për listat e zeza. (Opozita po largohet nga salla) Ju lutem zoti Majko. Votimi i tre ligjeve të mos e shndërrojë për listat e zeza në kurriz të mbështetesve të tij . Të vij këtu sepse kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazare. E di cfarë po ndodh atje, tani është bërë lista e zezë se cilët pranohen e nuk pranohen nga LSI. Nasip Naço të them të vërtetën. Listën e zezë ia ka dorëzu Rama, ndaj dhe sot u shty votimi, ne në çdo kohë e në mesnatë ne i votojmë. Natyrisht përgjegjësia bie mbi atë të që mori peng statusin e vendit kandidat. Duket se sot ata e kanë dite pazaresh dhe nuk erdhën dot. Unë i ftoj të vijnë në ditën e tyre pë të parë pasi të përfundojnë pazaret dhe të votojnë 3 ligjet në mënyrë që pavarësisht se statusi u blloku, të shmanget një referedum që i kushton shumë taksapaguesve shqiptarë"

TOPALLI: DO VOTOJME 3 LIGJET SIC JANE

Më herët kryeparlamentarja Topalli , gjatë ndërprerjes 30 minutëshe të kuvendit i bëri thirrje Kreut të PS Edi Rama të lejojë deputetët e PS për të votuar të tre ligjet, që sipas saj po mbajnë peng statusin e e vendit kandidat. Kryetarja e parlamentit deklaroi se 3 ligjet do të votojnë ashtu siç janë duke mos u shprehur për kompromisin e ofruar nga Ilir Meta.
“3 ligjet janë edhe sot në rendin e ditës sic kanë qenë çdo ditë.
Ftoj Ramën të lejojë deputetët t’i bashkohen mazhoranca e cila po pret në sallë të votojnë sot tre ligjet.
Duke i qëndruar besnik vokacionit perëndimor. Edhe pse shumë vonë e realizoi qëllimin e tij për të lënë Shqipërinë pa status, ai ka mundësi të lejojë deputetët ti bashkohen mazhorancës që zoti Rama t’i lejojë ato të votojnë tre ligjet. Zoti Rama lejo sot deputetët të vijnë e të votojnë tre ligjet. Si çdo ditë janë në rend dite dhe Kuvendi e shqiptarët presin të votohen. Burkseli i kërkon jo Jozefina. Unë po pres deputetët e PS.”- tha Topalli.

E pyetur nëse do i votoni edhe me kushtet e opozitës?
Topalli u përgjigj: “Ne do votojmë 3 ligjet siç kanë qenë në rend dite”

PS E LSI GATI TE VOTOJNE

Opozita u shpreh gati ndërsa kreu i LSI-së përsëriti sërish dje thirrjen drejtuar kreut të PD-së që të mbajë premtimin për të votuar 3 ligjet. “Tani të miratojmë sa më shpejt 3 ligjet, në mënyrë që vendi të hyjë sa më shpejt në BE dhe shpresojmë që kryetari i PD-së të japë kontributin e tij në këtë drejtim”, tha dje Meta.

Ndërkohë që më 4 maj Berisha tha se do i votonte ligjet por e cilësoi si një pazar mes LSI-së dhe PS-së.

“U bë gjithçka të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tashmë bëjnë pazare, i bëjnë ligjet si pallati në pajë, por ne do i votojmë. Ky është akti më i papërgjegjshëm i tyre, tregon se s’kanë asnjë princip, pasi për ta prioritare janë vetëm pazaret e tyre, dhe jo prioritetet e qytetarëve të vendit. Me votimin e tre ligjeve do të përfitoheshin miliona investime për rrugë, shkolla, etj. Por kjo nuk u mundësua.”

Rregullorja e Kuvendit, pr/ligji për Gjykatën e Lartë dhe statusi i nëpunësit civil janë 3 pr/ligjet që kërkohen të votohen nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të BE.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)