Deputeti socialiste, Musa Ulqini, ka treguar për Report Tv arsyet pse nuk votoi sot në Kuvend për Kryeprokuroren e re të përkohshme.

Ulqini pranoi se ishte njëri prej 5 deputetëve të PS që nuk votoi, ndërsa sqaroi për Report Tv se ishte në pamundësi për të votuar, pasi nuk kishte kartën. Ai ka theksuar se kartën e tij të votimit ja ka marrë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Jam një nga ata që nuk votuan. Isha në pamundësi për të votuar, nuk kisha kartën. Kryemadhi më mori kartën të parit. Nuk votova sepse karta ime u hodh larg nga Kryemadhi”, tha Ulqini.

d.c./shqiptarja.com