Nuk zbardhi vendimin në kohë, KLD
rrëzon procedim për gjyqtarin e Vlorës

Nuk zbardhi vendimin në kohë, KLD<br />rrëzon procedim për gjyqtarin e Vlorës
KLD në mbledhjen e sotme vendosi rrëzimin e kërkesës së ministrit të Drejtësisë në 2015, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, i cili u akuzua per mos zbardhjen e nje vendimi ne kohe.

Gjithashtu KLD vendosi që të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, e përfolur pak ditë më parë pas plotësimit të formularit të ILDKPKI.
 
Po ashtu u miratua edhe dorëheqja e gjyqtarëve Ilir Pashai dhe Ilir Çeliku, që nuk pranuan që t'i nënshtrohen Vettingut.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi në mbledhjen e sotme që të caktojë magjistratët që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës.
 
Njoftim për shtyp
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 10.02.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me caktimin në pozicion të magjistratëve që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 - qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të procesit të votimit Këshilli vendosi emërimin e tyre si më poshtë:
Znj. Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Znj. Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;
Znj. Besjana Garxenaj,  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Z.     Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Znj.  Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Znj.  Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje;
Z.     Bevis Shehaj,  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë;
Z.     Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Më pas magjistratët e emëruar bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Engert Pëllumbi.
Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Këshilli vijoi, me miratimin e dorëheqjes së gjyqtarëve I.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe I.P. gjyqtarë në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan.
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, P.A. Në përputhje me procedurën, anëtarët e KLD-së, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, vendosën rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë.
Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:
Gjyqtare Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Gjyqtare Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2010-2012)
Gjyqtare Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Gjyqtar Gjovalin Përnoca, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Gjyqtare Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtar Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtare Arta Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)
Gjyqtare Regleta Panajoti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtar Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës. (2010-2012)
Gjyqtar Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtar Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. (2010-2012)
Gjyqtar Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtare Elona Stavri, Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtar Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. (2010-2012)
Gjyqtare Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion